Milan, pas Van der Vaartit

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 14:35
Milan është duke përgatitur ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Rafael van der Vaart gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediet italiane të mërkurën.
Por, menaxheri Harry Redknapp vështirë se do të pranojë të shesë reprezentuesin holandez, të cilin e solli në White Hart Lane vitin e kaluar nga Real Madridi për 8 milionë euro.
Van der Vaart doli përforcim i qëlluar edicionin e kaluar dhe i ndihmoi Tottenhamit të kualifikohet deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.