Arsenali i kthehet Alvarezit

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 16:29
Mesfushori i Interit, Ricky Alvarez - i cili para transferimit në Milano gjatë verës ishte kërkuar edhe nga Arsenali - mund të huazohet te gjiganti londinez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas medieve angleze, drejtues të Arsenalit tashmë kanë zhvilluar bisedime me homologët e tyre italianë, që duket se janë të hapur për huazimin e Alvarezit, i cili gjatë verës u kushtoi 12 milionë funte.
Alvarez nuk zë vend në formacionin bazë të Nerazzurrëve sepse Wesley Sneijder – objektiv i Manchester Unitedit gjatë verës – mbeti në klub.