E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schalke kërkon qëndrimin e Raulit

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 15:58

Presidenti i Schalke 04, Clemens Tonnies, kërkon qëndrimin e sulmuesit Raul edhe pas skadimit të kontratës së tij në verën e ardhshme.

Legjenda spanjolle, 34 vjeç, spekulohej me transferim në Angli, por edhe rikthim në La Liga prej kur erdhi në Gelsenkirchen në fillim të sezonit të kaluar. Por, ai u zotua se do të mbetet në Schalke dhe në mes spekulimeve të reja para hapjes së afatit kalimtar të janarit, Tonnies ka theksuar se klubi kërkon qëndrimin e Raulit, madje edhe pas skadimit të kontratës së tij.

“Ne jemi krenarë që çdo minutë që Rauli e luan në fanellën e Schalkes, ai i takon këtij klubi dhe shpresojmë në qëndrimin e tij”, tha Tonnies për Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›