Gomez mbetet në Bayern

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 15:17
Sulmuesi kryesor i Bayern Munichut, Mario Gomez ka thënë se dëshiron të vazhdojë kontratën me gjigantin bavarez, meqë nuk sheh arsye për largim nga klubi.
“Pse duhet të kërkoj ndryshim ose të mos e vazhdoj kontratën kur gjërat janë duke shkuar kaq mirë”, tha Gomez për Sport Bild.
“Ndihem shumë mirë këtu, e planifikoj qëndrimin edhe pas vitit 2013. Nuk e di se kur janë të planifikuara bisedimet për kontratën e re, por jam i gatshëm për fillimin e tyre”, shtoi ai.
26 vjeçari vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Bundesligë, ndërsa edhe këtë edicion kryeson me tetë gola nga gjashtë xhiro.