Robinho pendohet për Realin

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 22:15
Sulmuesi brazilian, Robinho ka pranuar se është penduar për largimin e tij nga Real Madridi për në Manchester City.
Ai beson se nuk kishte bërë vendim të duhur, pas largimit nga Reali, pasi klubi filloi ndjekjen e Cristiano Ronaldos para transferimit rekord të portugezit në Santiago Bernabeu.
“Kam dy pendime në karrierën time: mënyra si jam larguar nga Real Madridi dhe Santosi. Por, gjithçka ka përfunduar tani dhe këto gjëra shërbejnë për të shtuar përvojën tuaj”, tha aktualisht futbollisti i Milanit.