Mancini zbulon objektivat e Man Cityt

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka bërë të ditur se Carlos Tevez nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës. Përveç kësaj, strategu italian i tha të përditshmes angleze, The Guardian, se marrëveshja për transferimin e mbrojtësit të Partizanit të Beogradit, Stefan Savic, tashmë është arritur.
“Po, sigurisht se Tevez do të mbetet, ai është futbollist i shkëlqyeshëm”, tha Mancini. “Është folur për shkëmbim me Eto’on, por Inter nuk deshi ta shesë. Ndërsa, mund të them se marrëveshja për Savicin është arritur, por Nasri ende jo”, shtoi ai.
Mancini po ashtu bëri të ditur emrat e disa futbollistëve nga Serie A, të cilët kanë zgjuar vëmendjen e klubit të pasur nga Eastlands.
“Më pëlqen Ezequiel Lavezzi, Marek Hamsik dhe Edinson Cavani. Pas tyre, edhe Javier Pastore. Ndërsa, kur mendoj për Udinesen, më sillen në kokë Pablo Armero dhe Mauricio Isla. Më duhet të them edhe Antonio Di Natale. Është mëkat që ai tashmë ka mbushur disa vite”, përfundoi Mancini.