Messit i duhen bashkëlojtarët e Barcelonës

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 23:00
Mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves beson se Lionel Messi e ka vështirë të përsërisë formën e tij të klubit me Argjentinën, sepse ka nevojë për përkrahjen e bashkëlojtarëve të tij nga Nou Camp.
Nikoqiri i Copa Americës, Argjentina barazoi 1-1 me Bolivinë, në ndeshjen e tyre të parë të shtunën, kur Messi nuk dha shkëlqimin e tij të zakonshëm që shfaq me Barcelonën. Alves shpjegoi teorinë e tij.
“Në Argjentinë ata kërkojnë që Messi të jetë ai i Barcelonës, por atje ai nuk i ka bashkëlojtarët e njëjtë. As futbollisti më i mirë në botë nuk mund të fitojë një ndeshje i vetëm”, tha Alves për Sport.es.