E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, zbulohet një derë guri 2 700 vjeçare

KAJRO- Një grup arkeologësh egjiptianë dhe francezë kanë zbuluar një pllakë guri, në formë dere, që daton në 2700 vjet më parë, në kohën e mbretit nubian Shabaka, gjatë gërmimeve në Karnak, pranë Luxorit në Egjiptin e Epërm, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Veprave Antike.

''Dera, që duket të jetë "në gjendje të mirë" u dërgua menjëherë në sallën e thesarit mbretëror'', njoftoi Ministria përmes një deklarate. ''Vizatime me ngjyra tregonin Mbretin Shabaka, perëndeshën e së vërtetës, Maat dhe hyjninë supreme, Amon Ra'', shtonte ministria.

"Për herë të parë një objekt që daton nga dinastia XXV është gjetur në gjendje të mirë si dhe nuk është shkatërruar nga dinastia XXVI", deklaroi Baraik Mansour, i qendrës franko-egjiptiane për studimin e tempujve të Karnakut.

Misioni zbuluar edhe në mur guri në Karnak që rrethon tempullin e Ptahut, zotit të qytetit të Memphis. "Kjo tregon se tempujt e Karnakut ende kanë shumë sekrete për të zbuluar në vitet e ardhshme", tha arkeologu francez Dominik Valbelle, cituar nga shtypi.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›