E Hënë, 2 Nëntor 2026

Cana 80 minuta kundër Bordosë

15/02/2005  Më në fund skuadra e PSG-së ka arritur të bëjë diçka të mirë, të paktën për momentin. Edhe pse kanë vuajtur shumë, në fund kanë qenë djemtë e drejtuar nga Loren Furnie që kanë gëzuar. Në takimin e zhvilluar të dielën në mbrëmje për Kupën e Francës, skuadra e PSG-së me të cilën aktivizohet edhe mesfushori ynë Lorik Cana, ka arritur të kualifikohet për më tej pas kohës shtesë. 90 minutat e rregullta janë mbyllur me shifrat e barabarta 1:1, ku të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë miqtë nga Bordoja me anë të Çamak. Parizienëve u është dashur të djersinë shumë për të arritur deri te barazimi në minutën e 87 me anë të mario Jepes. Më tej, në kohën shtesë, kanë qenë 2 gola të portugezit Pauleta, që i kanë dhënë të drejtën PSG-së të vazhdojë për më tej rrugën në kupën e Francës. Në takimin e zhvilluar në “Parc des Princes”, mesfushori kuqezi, është aktivizuar për 80 minuta. Ngarkesa e 90 minutave në ndeshjen e së mërkurës së kaluar me përfaqësuesen kuqezi kundër Ukrainës e ka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›