E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Kryebashkiakët dhe kryekomunarët,përgjegjës për listat zgjedhore”

15/02/2005  OSBE, interesim për këtë proces në Elbasan

ELBASAN - Me afrimin e afatit përfundimtar të procesit të regjistrimit të popullsisë, të gjithë drjetuesit e njësive vendore dhe punonjësit e gjendjeve civile në Elbasan, janë njohur gjatë ditës së djehsme edhe me rrugën që duhet të ndjekin për hartimin e listave zgjedhore. Në takimin e organizuar për këtë qëllim në Elbasan merrte pjesë edhe përfaqësuesi i OSBE, pas ndikimit që ka patur kjo organizatë në kodin zgjedhor.

Gjatë këtij takimi u evidentua se, ndryshe nga proceset e tjera zgjedhore, listat e zgjedhësve këtë vit do të furnizohen vetëm dhe ekskluzivisht nga gjendjet civile. Kreu i bashkisë apo komunës do të jetë përgjegjës për hartimin e listave, duke siguruar edhe të gjitha saktësimet e mundshme brenda afatit 31 mars, kur edhe do të jenë të përfunduara listat e zgjedhjeve. Gjatë takimit janë diskutuar edhe problemet që kanë hasur njësitë vendore, sidomos në zonat informale të bashkisë së Elbasanit ku edhe ka patur nevojë për ndërhyrjen e policisë.

Sipas ligjit, 28 shkurti është edhe afati i përfundimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, proces i cili do t’i shërbejë jo vetëm indentifikimit të një numri të saktë të shtetasve, por gjithashtu edhe procesit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›