“Me 78 forcat tona të sigurisë,do të zëvendësojmë policinë”

15/02/2005 Koha e keqe, paralizon punën në Portin e Durrësit
Kapiteneria paralajmëron: Kujdes, 24 orët e ardhshme
Stuhia detare ka detyruar që një anije më flamur shqiptar dhe një anije turke të strehohen në Kepin e Rodonit për t’i shpëtuar erës së fortë dhe dallgëve, që kanë shënuar 5-6 ballë
DURRES - Gjiri i Durrësit është përfshirë dje nga një situatë shumë e vështirë sinoptike. Era e forë ka detyruar ndërprerjen e të gjithë përpunimit të mallrave në kalatat e portit, ndërkohë që mësohet se është urdhëruar ndërprerja e lundrimeve për të gjitha anijet e peshkimit si dhe ato të transportit me tonazh të vogël
e të mesëm.
Oficeri i zyrës operative në Kapitenerinë e Durrësit, Besnik Deda, ka thënë se “dy tragetet e linjave Bari-Durrës nuk kanë paraqitur probleme në mbërritje, pasi era, me shpejtësi 15 m/sekondë dhe drejtimin jug-jugperëndim, nuk ndikon në mbërritjen e tyre”.
Por, Dedaj thotë se nuk mund të ndodhë kështu me tragetet, të cilat do të nisen në drejtim të Barit, të cilat do të duhet të presin përmirësimin e motit, i cili, sipas Kapitenerisë, do të vazhdojë të jetë i përkeqësuar së paku edhe në 24 orët e ardhshme.
Stuhia detare ka detyruar që një anije më flamur shqiptar dhe një anije turke të strehohen në Kepin e Rodonit për t’i shpëtuar erës së fortë dhe dallgëve, që kanë shënuar 5-6 ballë. Kapiteneria ka urdhëruar anijet në rad të përforcojnë masat e gatishmërisë për të shmangur incidentet, që mund të provokohen nga moti i keq, ndërkohë që ata kanë urdhëruar ndërprerjen e punës së vinçave deri në rënien e tensitetit të erës, pasi gjatë përpunimit rrezikojnë sigurinë në përpunim.
Porti Durrësit drejt modernizimit. Flet drejtori i APD, Sokol Limani
DURRËS - Modernizimi i portit të Durrësit do të kalojë nëpër tre faza dhe në dhjetor të këtij viti, parashikohet të përfundojë faza e pare e investimeve, në shumën 23 milionë dollarë. Me fillimin e vitit tjetër do të nisin nga investimet të tjera projekte për shfrytëzimin e plotë të të gjitha kalatave si dhe projekti për ndërtimin e terminalit të kontenierëve, për të mbyllur modernizimin e plotë të portit në vitin 2015.
Lidhur me “fytyrën e re” të portit të Durrësit, zbulon planet, drejtori i autoritetit portual, Sokol Limani, në një intervistë për gazetën “Metropol”. Sipas Limanit, objektivi kryesor do të jetë gjithmonë rritja e sigurisë në port.
Investimet e BB dhe donatorëve të huaj a synojnë shndërrimin e portit në port pronar?
Administrata e portit pak e ndien transformimin, apo atë që quhet revolucion në port. Janë operatorët e ndryshëm, agjencitë, subjektet dhe pronarët e ndryshëm, ata që e përjetojnë këtë ndryshim. Objektivi final është që brenda periudhës së përcaktuar në Ligjin për Autoritetin Portual, porti i Durrësit të shndërrohet nga port shërbimesh në port pronar, që do të thotë se
administrata e portit do të përgjigjet për administrimin e qirave, sigurinë, mirëmbajtjen e infrastrukturës, planifikimin dhe zhvillimin e tij.
ǒështë bërë dhe ç’pritet të bëhet deri në fund të vitit?
Janë privatizuar shërbimet e pastrimit, furnizimit me ujë, pilotimi, shërbimi i kamionëve, agjencive doganore etj. Eshtë privatizuar edhe shërbimi i ngarkim-shkarkimit që në nisjen e zbatimit të projektit 5 vite më parë, ndërkohë që është reformuar
plotësisht struktura organizative dhe financiare. Një proces, që do të kërkojë kohë, është privatizimi i sektorit të mekanikës, por edhe shumë projekte të tjera deri në përfundimin e plotë të projektit në kuadër të Korridorit 8.
Zbatimi i projektit për modernizim është paraprirë nga ndonjë paketë ligjore?
Ka pasur vakuume të shumta ligjore, dhe ky ka qenë objektiv më vete për fuqizimin e autonomisë së ADFP-së. Është miratuar rregullorja e re e ADP-së, që rregullon, kontrollon dhe harmonizon aktivitetet. Ka përfunduar strategjia për sektorin detar dhe politikën kombëtare të transportit. Është finalizuar ligji APSH me synimin e rritjes së pjesëmarrjes së sektorit privat si financim e menaxhim si dhe strategjia e licensimit të operatorëve privatë. Po përgatitet edhe dokumentet e tenderimit për dhënien me koncension të terminaleve të grurit dhe çimentos. Por një vëmendje i është kushtuar edhe trajnimit të specialistëve si dhe instalimi i softit modern.
A përbën detyrim më vete ngritja e strukturave të sigurisë portuale?
Edhe në këtë drejtim, në përmbushje të standardeve ndërkombëtare ka shumë projekte që rrjedhin nga kodi ISPS dhe IMO. Në port do të krijohet shumë shpejt forca e sigurisë me 78 punonjës të kualifikuar, duke mënjanuar gradualisht praninë e policisë së rendit në port. Porti i Durrësit është përfshirë në strategjinë
e tre porteve dhe të qenurit i ekspozuar nga aktet e mundshme terroriste e bën të domosdoshëm ngritjen e strukturës së forcës së sigurisë. APD është shumë i angazhuar në këtë drejtim. Këtij qëllimi i ka shërbyer largimi i 140 familjeve vite më parë dhe përfundimi i rilevimit të portit, sipas Planit të Përdorimit të
Tokës për konservimin e zonës për zhvillim 20-vjeçar.
Si ka qenë ecuria e projekteve të financuara nga Banka Evropiane për Integrim (BEI)?
Projekti, me një investim 17 milionë euro i BEI-t synon përmirësimin e infrastrukturës. Punimet kanë ecur shumë mirë. Kompania “Mont Montazho” ka marrë përsipër projektimin, rregullimin e infrastrukturës, shtrim, rrjet inxhinierik, drenazhim, ndriçim, sistemin zjarrfikës, rrjetin e ujit dhe atë telefonik dhe sistemin kompjuterik, në vlerën 10 milionë euro. Sipas kontratës pritet që deri në dhjetor gjithçka të ketë përfunduar. Nga ana tjetër, kopmania daneze për 3 milionë euro deri në fund të marsit do të realizojë thellimin e kanalit hyrës dhe basenit, ndërkohë që është blerë edhe një vinç i fuqishëm 100 tonë.
Është deklaruar se do të nisë investimi edhe në terminalin e trageteve. Çfarë parashikon ky investim?
Edhe këtu financues do të jetë BEI. BEI do të financojë 22 milionë euro për terminalin e trageteve. Do të ndërtohet një infrastrukturë e plotë dhe e nivelit bashkëkohor për akomodimin e udhëtarëve me të gjitha mjediset e domosdoshme, sistemi investigues me sistem kamerash, pika e kontrollit dhe rrjeti telefonik i komunikimit brenda në shesh. Krahas donatorëve të tjerë, dua të theksoj grantin në 1.9 milionë dollarë e Agjencisë për Tregti dhe Zhvillim të Qeverisë amerikane, ku është përfshirë studimi i fizibilitetit si dhe 4.4 milionë euro të programit Phare, një pjesë e të cilit ka përfunduar, ndërsa pjesa tjetër është në proces.
3 faza
për modernizimin e Portit të Durrësit
23 milionë dollarë nga BB
investimet në fazën e parë
22 milionë euro nga BEI
investim për terminalin e trageteve
17 milionë euro nga BEI
investim për përmirësimin e infrastrukturës
4.4 milionë euro
investim i programit PHARE
3 milionë euro kompania daneze
për thellimin e kanalit hyrës dhe basenit
480 mijë dollarë
studimi i fizibilitetit të portit