Stefano Romano „shtin“ në dorë Marubi 2005

15/02/2005 Konkursi ndërkombëtar "Marubi 2005" do të ofrojë një tematikë të veçantë, ku koncepti i të vështruarit të realitetit vjen nëpërmjet "copëzave", fragmenteve, trajtave fotografike. Një temë e përzgjedhur nga artisti italian, Stefano Romani, i cili është edhe kuratori i aktivitetit
"Jemi të bombarduar në mënyrë të vazhdueshme nga pamje që na vijnë nga të katër cepat e botës, të cilat nuk është e thënë që t'i konsiderojmë si të vërteta, pasi ato paraqesin vetëm një fragment të realitetit që jetojmë. Do të ishte e gabuar nëse do të besonim në të kundërtën", thotë për "Metropol", kuratori Romano
Konkursi ndërkombëtar "Marubi" ka nisur rrugën e tij. Artisti italian, Stefano Romano, do të kurojë këtë konkurs ndërkombëtar të fotografisë, i cili do të hapë dyert për publikun, më 25 mars. Ideja e Marubit për këtë vit është bazuar te "frame", ose e thënë ndryshe te koncepti i të vështruarit të realitetit, nëpërmjet "copëzave", fragmenteve, trajtave. "Eshtë një ide, e cila më ka lindur nga vetë realiteti që jetojmë çdo ditë. Jemi të bombarduar në mënyrë të vazhdueshme nga pamje që na vijnë nga të katër cepat e botës, të cilat nuk është e thënë që t'i konsiderojmë si të vërteta, pasi ato paraqesin vetëm një fragment të realitetit që jetojmë. Do të ishte e gabuar nëse do të besonim në të kundërtën", thotë për "Metropol", kuratori Romano. Ai banon prej disa muajsh në vendin tonë, në kuadrin e një bashkëpunimi me Akademinë e Arteve, ku Romano jep leksione apo organizon veprimtari të ndryshme të lidhura ngushtë me artet pamore. Projekti "1/60, insurgent space", është ideuar nga Stefano Romano dhe është konceptuar si një lëvizje në hapësirat urbane që prodhon ekspozita, të cilat "marrin frymë" jashtë "kubave të bardhë" (vendeve ku tradicionalisht zhvillohen ekspozitat ose institucionet). Do të jenë 9 ekspozita që do të zhvillohen nga muaji janar deri në shtator, një aktivitet që i paraprin edhe "Bienales 2005". Duke u nisur nga ky këndvështrim, Romano ka përzgjedhur të krijojë një ekspozitë nga një "bashkësi fotosh fragmentare, ku secila prej tyre të prezantojë një pjesëz të realitetit". Romano shpjegon gjithashtu se, fotografitë që do të ekspozohen në "Marubi", nuk do të jenë foto që do të "flasin" për veten e tyre, por do të synojnë të tregojnë atë ç'ka është përtej kufijve të një fotoje, atë që, në fakt, nuk duket. "Ky fragmentizëm, synon të pasqyrojë atë ç'ka ndodh 'prapa kuintave', dhe ku të gjitha fotot së bashku të na japin një ide të realitetit ku jetojmë, po vetëm të konceptuara të gjitha së bashku", nënvizon kuratori italian, Romano. Ai "thyen" disa koncepte të perceptimit artistik, duke theksuar so fotot nuk do të përzgjidhen në aspektin e cilësisë së tyre absolute artistike, por nga gjetja e tyre, jo nga "bukuria", por për nga "zgjuarsia" e tyre, "madje, më shumë interesante do të ishin edhe foto të bëra me aparatet e telefonave celularë etj., pasi synohet që fotoja të vijë si një konceptim dhe jo si një kapacitet i thjesht artistik fotografues". Në fakt është vetëm fillimi i punës, e përqendruar më tepër te koncepti, por, ndërkohë ka filluar puna për gjetjen e pjesëmarrësve, numri i të cilëve ende nuk është fiksuar dhe, kjo për vetë faktin se, edhe buxheti, si zakonisht në këto raste paraqet mangësi. "Do të përpiqemi që nëpërmjet përfaqësive diplomatike të sigurojmë të paktën shpenzimet e udhëtimit për artistët pjesëmarrës. Aktualisht jemi në fazën përzgjedhëse të materialve dhe, mund të them se ato që kemi parë deri tani, me të vërtetë janë shumë interesante, shumë të forta", thotë Romano.
Marubi, italiani i natyralizuar shqiptar
Stefano Romano ndjehet shumë i kënaqur që kurimi i "Marubit" iu besua atij nga ana e drejtuesve të Galerisë. "Ndjehem shumë i emocionuar, pasi mësova se origjina e Marubëve vjen nga Italia dhe, përpos kësaj, e konsideroj si një rast për t'u përballuar në një mënyrë më të thellë me realitetin", shprehet Romano, duke shtuar me shumë humor, se si dikur Marubët, edhe ai "po kontribuon këtu në Shqipëri". Vëmendja e tij është përqendruar në kontaktimin e sa më shumë artistëve shqiptarë e të huaj.
Armand Lulja, Sislej Xhafa, janë disa nga artistët shqiptarë me të cilët ai ka kontaktuar e vazhdon të kontaktojë edhe emra të tjerë, shqiptarë dhe të huaj. Por, ajo e cila të "bën më shumë përshtypje, është fakti se të gjithë artistët me të cilët kam kontaktuar, kanë qenë shumë të entuziasmuar me tematikën e gjetur. Kam përshtypjen se të gjithë e kanë shumë të lehtë të punojnë me këtë temë, sepse iu përket të gjithëve nga pak". Për Romanon, i vetmi kriter që do të vihet në zbatim për përzgjedhjen e punëve, do të jetë vetë puna. "Nuk më intereson nëse janë studentë të Akademisë apo fotografë profesionistë. Mjafton që punimet që paraqiten t'i përmbahen me rigorozitet temës", tha Romano, duke shtuar se së bashku me ndihmës kuratorin Sabit Shkreli, i cili është edhe asistenti i tij në Akademinë e Arteve, janë duke vlerësuar punët "vetëm nga forca e tyre shprehëse".
Qyteti Studenti në fokusin e sloganëve "komunistë"
Projekti "1/60, insurgent space", i ideuar nga Stefano Romano, vjen me performanca të reja në këtë muaj, ku Stefano do të jetë edhe kuratori i radhës. Pas performancave të artistit italian "Tatiana dhe Unz", të titulluar "Imazhet e vjedhura", një performancë e zhvilluar në kinema "Agimi", për historikun i këtij ambienti, ku dikur projektoheshin filmat e realizmit socialist, më pas, në periudhën e demokracisë filma pornografikë, e së fundmi në sallë mbledhjesh apo edhe preformancave të Sislej Xhafës, artistit kosovar, i cili realizoi një "seri" improvizimesh për tri ditë rresht, duke sjellë në diskutim aspektin e improvizimit dhe konceptit "këtu dhe tani" të veprës së artit. Koncepti i "kryengritjes në hapësirë", synon ta sjellë publikun përpara një arti që zhvillohet për të, në hapësirat ku ai jeton, me qëllim "implikimin" e tij në krijimtarinë artistike, por edhe në "zgjimin" e tij, në përmirësimin e "institucioneve" që drejtojnë apo, shpeshherë, kontrollojnë jetën tonë. Këtë herë, Qyteti Studenti do të jetë vendi ku do të kryhen "operacionet" e radhës. Do të jenë tri performanca, dy nga të cilat do të zhvillohen në një dhomë studentësh, një vend që "prezanton një lloj bashkëjetese të detyruar, midis njerëzish që nuk njihen midis tyre, por që janë të detyruar të jetojnë bashkë. Heldi Pema do të jetë artisti i parë që do të prezantojë punën e tij ditën e shtunë, Sabit Shkreli, në datën 23 dhe Gentjan Shkurti në 27, do të japë edhe performancën e fundit të këtij muaji. Pema vjen me një prezantim të parullave të kohës së komunizmit, ku ai do të luaj në një perceptim artistik të tyre, Shkreli do të prezantojë aspektin e hapësirës fizike të dhomës dhe Shkurti do të prezantohet me një "parti", por që në të vërtetë pasqyron idenë e të "jetuarit" së bashku, "forcërisht", jo si një vullnet i secilit prej nesh.