Merkoçi: Në lojë ndikuan problemet
15/02/2005 Sulmuesi bardheblu konfirmon ekzistencën e marrdhënieve jo të mira
trajnerin Starova
Protagonsiti i përlasjes “lojtar-trajner” në radhët e bardhebluve në prag të sfidës së të shtunës së fundit kundër Lushnjes, sulmuesi Eldorado Merkoçi nuk e ka mohuar ekzistencën e problemeve, por duke shqyrtuar rrjedhën e ngjarjeve në tre ditët e fundit, i ka cilësuar si gjëra “pa zarar”. Gjithçka e ka zanafillën në pragndeshjen kundër Lushnjes, pikërisht në momentin e grumbullimit. Mesfushori Devi Muka, sulmuesi Eldorado Merkoçi së bashku me mbrojtësin Ervin Fakaj ishin tre
personat, të cilët u përfshinë në debatin e ashpër me trajnerit Sulejman Starova.
Tekniku kishte lënë orën 18.00 të së enjtes në mbrëmbje për t'u nisur nga klubi
"Tirana" drejt e në hotelin që ndodhet në periferi të kryeqtetit. Në orarin e caktuar, kur është informuar se mungonin tre futbollistë (sepse përveç Mukës e Merkoçit mungonte edhe Fakaj), trajneri ka urdhëruar nisjen e autobuzit. Pak minuta pas nisjes së autobuzit në drejtim të hotel "Eklips", në vendin e takimit kanë mbërritur futbollistët. Lojtarët që kanë ardhur më pas nuk e kanë gjetur autobusin aty, prandaj janë detyruar të marrin taksi dhe kanë mbërritur në hotel para ekipit. Aty ka nisur konfikti me debate të ashpra mes trajnerit dhe Merkoçit e Mukës. Në prononcimin e dhënë dje, vetë Merkoçi nuk ka mohuar asgjë nga ata që u përmendën më lart. Madje ai ka theksuar se ky rast nuk është i vetmi duke konfirmuar kështu ekzistencën e
mardhënieve të ftohta me numrin një të stolit bardheblu. “Ky nuk është rasti
i fundit, - ka thënë dje sulmuesi kryesor i bardhebluve. – Mes meje dhe trajnerit ka ekzistuar prej shumë kohësh. Por në një farë mënyre unë jam munduar t’i shmang, pasi nuk më pëlqejnë polemikat”. Një ditë pas përplasjes me trajnerin, Tirana ka marrë një barazim me fat përballë Lushnjes, por ku duhet theksuar se shumë pak i ka ndarë ata nga humbja. Menjëherë pas ndeshjes, drejtuesit kryesorë të klubit ia hodhën fajin mosimpenjimit të disa futbollistëve, ku mes të cilëve u përmendën emrat e dy
futbollistëve Muka e Merkoçi. Sipas sulmuesit, “problemet me trajnerin sigurisht që
do të ndikonin në lojnë e zhvilluar kundër Lushnjes”. Në këtë mënyrë ai ka
pranuar se impenjimi i tij në këtë takim ka qenë jo në nivelin e duhur. Drejtuesit e
klubit kishin deklaruar se kundër këtyre futbollistëve do të merreshin masa të rrepta, por Merkoçit asgjë nuk i është bërë e ditur. “Mua askush nuk më komunikuar gjë. Si çdo të hënë, edhe sot (dje) ne zhvilluam analizën e zakonshme të ndeshjes, ku u shqyrtuar problemet dhe u ndanë përgjegjësitë. Për sa i përket incidentit me trajnerin, ne e kemi sqaruar në një takim që kemi pasur me të dhe me donatorët. Kështu që besoj se gjithçka është mbyllur”, - ka përfunduar sulmuesi bardheblu.