E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Europë, nevoja për një rilindje transatlantike

Letra e Hapur/Presidentit Obama i shkruajnë 22 personalitete të Evropës Lindore

Kemi shkruar këtë letër, sepse si intelektualë dhe ish-politikëbërës të Europës Qendrore dhe Lindore, shqetësohemi shumë për të ardhmen e marrëdhënieve transoqeanike, si edhe për marrëdhëniet e ardhshme midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të rajonit tonë. Shkruajmë në kapacitetin tonë personal, si individë që janë miq dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara, po edhe si Europianë të bindur.
Kombet tona janë thellësisht në borxh me Shtetet e Bashkuara. Shumë prej nesh dinë, në radhë të parë, se sa e rëndësishme ishte mbështetja Juaj për lirinë dhe pavarësinë tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Ftohtë. Angazhimi dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishte esenciale për suksesin e tranzicionit tonë demokratik pasi ra Perdja e Hekurt, njëzet vjet më parë. Pa vizionin dhe lidershipin e Uashingtonit, do të ishte e dyshimtë sot anëtarësimi ynë në NATO dhe në BE.

Kemi punuar për të shkëmbyer dhe për ta bërë këtë marrëdhënie një rrugë dypalëshe. Ne jemi zëri Atlantik brenda NATO-s dhe BE-së. Kombet tona janë impenjuar përkrah Kombeve të Bashkuara në Ballkan, Irak, dhe sot në Afganistan. Ndonëse kontributi ynë mund të duket ndonjëherë modest, krahasuar me Tuajin, ai është domethënës kur matet me përqindjen e popullsisë tonë dhe GDP-në. Duke përfituar nga mbështetja juaj për demokraci liberale dhe vlera liberale në të kaluarën, kemi qenë, pa diskutim, mbështetësit tuaj më të fortë, kur bëhet fjalë për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Njëzetë vjet më vonë, pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, gjithsesi, shohim se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore nuk janë më në zemrën e politikës së Jashtme të Amerikës. Duke qenë se Administrata e re e Obamës vendos prioritetet e politikës së saj të jashtme, rajoni ynë është një pjesë e botës për të cilën amerikanët kanë ndaluar së shqetësuari. Ne kemi përshtypjen se politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë aq e suksesshme sa që shumë zyrtarë amerikanë mendojnë sot se rajoni ynë është rregulluar njëherë e mirë dhe se ata mund të "kontrollojnë kutinë" dhe të merren me çështje të tjera më strategjike. Marrëdhëniet kanë qenë kaq të ngushta sa që shumë prej dy palëve pretendojnë se orientimi transatlantik i rajonit, po ashtu, edhe stabiliteti dhe zhvillimi, mund të zgjasin përgjithmonë.

Aleanca e vlerave

Është thelbësore për vendet tona, një lidhje shumë e fortë për vlerat e përbashkëta liberal-demokrate. Dimë nga vetë eksperienca jonë historike, ndryshimin midis rastit kur Shtetet e Bashkuara kanë luftuar për vlerat e veta liberal-demokratike dhe rastit kur nuk e ka bërë. Rajoni ynë ka vuajtur kur Shtetet e Bashkuara iu dorëzuan "realizmit" në Yalta dhe përfitoi kur Shtetet e Bashkuara përdoren fuqinë e vet për të luftuar për principet. Ishte kritike gjatë Luftës së Ftohtë dhe në hapjen e dyerve të NATOs. Pati një pikëpamje realiste mbizotëruese në vitet 1990 dhe, për ndryshe, nuk do të ishim sot në NATO dhe nuk do të kishim idenë e një Europë të bashkuar, të lirë dhe paqja do të ishte një ëndërr e largët.
Ne i kuptojmë pikëpyetjet e rënda për Administratën Tuaj dhe për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Nuk është qëllimi ynë t`i shtojmë probleme të tjera kësaj liste. Më tepër, duam të ndihmojmë, duke qenë aleatë të fortë atlantik në një marrëdhënie të fortë amerikano-europiane, që është një forcë e fuqishme për të mirën e mbarë botës. Por, nuk kemi sigurinë se ku do të jetë rajoni ynë në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme, duke pasur parasysh pasiguritë që hasim në politikën e jashtme dhe të brendshme. Kemi nevojë të bëjmë hapat e drejta sot, për të siguruar që marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës Qendrore dhe Lindore, do të zgjasin.
Ne besojmë se kjo është koha kur të dyja, si Shtetet e Bashkuara, si Europa, kanë nevojë të ri-investojnë në marrëdhëniet transatlantike. Gjithashtu, besojmë se kjo është një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Europa Qendrore dhe Lindore duhet të ribashkohen rreth një agjende me një pikëpamje të re. Teksa pranojmë se çfarë ka ndodhur për 20 vjet, deri në rënien e Perdes së Hekurt, është koha për vendosjen e një agjende të re për bashkëpunim më të ngushtë për njëzet vitet e ardhshme në mbarë Atlantikun.

Gjashtë propozime

Për këtë arsye, propozojmë hapat si në vijim: Së pari, jemi të bindur që Amerika ka nevojë për Europën dhe se Europa sot ka nevojë për SHBA-të aq shumë sa edhe në të kaluarën. SHBA duhet të riafirmojë prirjen e saj si një fuqi europiane dhe të bëjë të qartë planin e saj për të qëndruar plotësisht e angazhuar në kontinent, paçka se po has sfidat presuese në Afganistan dhe Pakistan, Lindjen e Mesme dhe Azi. Për pjesën tonë, ne duhet të punojmë në shtëpi, në vendet tona dhe në Europë, për të bindur më gjerësisht udhëheqësit dhe shoqëritë tona që të adoptojnë një perspektivë më globale dhe të jenë të përgatitura që të mbajnë mbi supe më shumë përgjegjësi në partnershipin me Shtetet e Bashkuara.
Së dyti, ne kemi nevojë për një rilindje të NATO-s, si lidhja e sigurisë më e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Është e vetmja fuqi sigurie e besueshme që kemi. NATO duhet të rikonfirmojë funksionet themelore të saj, të mbrojtjes kolektive dhe të përgatitet ndaj kërcënimeve të reja të shekullit të XXI-të. Një faktor kryesor në aftësinë tonë për të marrë pjesë në misionin e jashtëm të NATO-s është besimi se ne jemi të sigurt në shtëpitë tona.
Gjithsesi, duhet të riparojmë plagët që kemi shkaktuar vetë në të kaluarën. Ishte gabim të mos fillohej me Nenin 5; planifikimi i mbrojtjes për anëtarët e rinj, menjëherë sapo u zgjerua NATO. Aleanca ka nevojë që të ndërmarrë angazhime të besueshme dhe të siguroje besim strategjik tek të gjithë anëtarët. Kjo duhet të përfshijë planifikimin kontigjenor, vendndodhjen e forcave, pajisjet dhe furnizim për ri-forcim në rajonin tonë në rastin e një krize, siç është parashikuar në Aktin Themelor NATO-Rusi.
Ne, gjithashtu, duhet të studiojmë punën e Këshillit NATO-Rusi dhe të kthehemi në praktikë, ku anëtarët e vendeve të NATO-s të hyjnë në dialog me Moskën, me një pozicion të koordinuar. Kur vjen puna tek Rusia, eksperienca jone ka qenë një politikë më e vendosur dhe me principe kundrejt Moskës; dhe jo vetëm do të forcojë sigurinë e Perëndimit, por, më në fund, do të nxisë Moskën që të ndjekë një politikë më bashkëpunuese.
Për më tepër, sa më të sigurt të ndihemi brenda NATO-s, aq më e lehtë do të jetë për vendet tona që të marrin përsipër çështjet e Moskës, çështje me interes të përbashkët. Kjo është pista e takimit të të dyja palëve, për të cilën kemi nevojë dhe e cila duhet të reflektohet në konceptin e ri strategjik të NATO-s.
Së treti, problemi më i koklavitur mund të jetë instalimi i sistemit raketor mbrojtjes që është planifikuar nga Amerika. Edhe këtu, ka pikëpamje të ndryshme në rajon, duke përfshirë mbi të gjitha publikun e vendeve tona, të cilët janë të ndarë në opinionet e tyre. Pa marrë parasysh meritat ushtarake të kësaj skeme dhe se çfarë vendos eventualisht të bëjë Uashingtoni, çështja është bërë, më shumë se kurrë - të paktën në disa vende - simbol i besueshmërisë së Amerikës dhe angazhim për rajonin. Mënyra se si do te menaxhohet mund të ketë një ndikim domethënës në të ardhmen e orientimit të tyre transatlantik. Numri i vogël i raketave të përfshira nuk mund të jetë kërcënim për aftësitë strategjike të Rusisë dhe Kremlini e di këtë. Ne duhet të vendosim të ardhmen e programit, si aleatë dhe të bazuar në pluset strategjike dhe në minuset e konfigurimit të ndryshëm politik dhe strategjik. Aleanca nuk duhet të lejojë që çështja të përcaktohet nga opozita e pabazuar ruse. Duke braktisur tërësisht programin ose duke përfshirë shumë Rusinë në të, pa u konsultuar me Poloninë apo Republikën Çeke, pasi mund të kërcënojë besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara anembanë rajonit.

Së katërti, ne dimë se nuk mjafton NATO-ja e vetme. Gjithashtu, ne duam dhe kemi nevojë për më shumë Europë dhe për një strategji më të mirë të marrëdhënieve midis Shteteve te Bashkuara dhe BE-së. Gjithnjë e më shumë, politikat tona të jashtme menaxhohen përmes Bashkimit Europian dhe ne e mbështesim atë.
Po ashtu, duam një politikë të mbrojtjes dhe të jashtme europiane të përbashkët, që është e hapur të realizojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Ne jemi mbështetësit e një linje të tillë në BE, por kemi nevojë që SHBA të ri-mendojë pozicionin e saj drejt BE-së dhe të angazhohet më seriozisht si një partner strategjik. Kemi nevojë të sjellim NATO-n dhe BE-në më pranë dhe t`i bëjmë ata që të punojnë së bashku. Kemi nevojë për strategji të përbashkëta të NATO-s dhe BE-së, jo vetëm drejt Rusisë, por në rang sfidash të reja strategjike.
E pesta, është siguria energjetike. Kërcënimi për furnizuesit e energjisë mund të shfaqë një ndikim të menjëhershëm në sovranitetin tonë politik, gjithashtu si aleatë që kontribuojnë në vendimet e përbashkëta të NATO-s. Ja arsyeja pse kjo duhet të bëhet një prioritet transatlantik.
Edhe pse pjesa më e madhe e përgjegjësive për sigurinë energjike bie brenda sferës së BE-së, Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë një rol për të luajtur. Pa heshtjen e Amerikës, naftësjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan nuk duhet të ishte ndërtuar kurrë. Siguria energjike mund të bëhet një pjesë përbërëse e bashkëpunimit strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Vendet e Europës Qendore dhe Lindore duhet të ndikojnë (dhe me më shumë unitet) brenda Europës, për diversifikimin e energjisë, furnizuesve dhe rrugëve tranzite, sikurse, edhe për shqyrtimin ligjor të abuzimit të Rusisë ndaj monopolit të saj dhe fuqisë aleate të saj brenda BE-së. Por mbështetja politike amerikane do të luajë një rol të rëndësishëm. Në mënyrë të ngjashme, Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e mbështetjes për naftësjellësin Nabuko, veçanërisht në përdorimin e marrëdhënieve të sigurisë me vendin tranzit më të madh, Turqinë; gjithashtu, edhe me ndërlidhësin Veri-Jugor të Europës Qëndore dhe terminaleve LNG në rajonin tonë.
Së gjashti, nuk duhet të neglizhojmë faktorin njerëzor. Brezi i ardhshëm ka nevojë të njohë njëri-tjetrin. Ne duhet të gëzojmë dhe të mbrojmë morinë edukative, profesionale, shoqërore dhe rrjetet e reja që përforcojnë shoqërinë dhe Aleancën tonë. Regjimi i vizave të Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbetet një pengesë në lidhje me këtë çështje. Është absurde që Polonia dhe Rumania, ndoshta dy fuqitë më të mëdha pro-amerikane në rajonin e Eurpës Lindore, të cilat po japin kontribut thelbësor në Irak dhe Afganistan, nuk janë përfshirë akoma në programin heqjes së vizave. Është e pakuptueshme sesi një kritik, si aktivisti anti-globalist francezi Jose Bove, nuk kërkon një vizë për Shtetet e Bashkuara, por ish-aktivisti i solidaritetit dhe fitues i Çmimit Nobel, Les Valesa, ka nevojë. Kjo çështje do të zgjidhet vetëm nëse bëhet prioritet politik nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara.
Hapat që kemi bërë së bashku, që nga viti 1989 nuk janë të vogla në historinë tonë. Sukseset e përbashkëta janë një themel i mirë për rilindjen transatlantike, të cilën kemi nevojë sot.....

Shans që nuk duhet humbur
Si përfundim, fillimi i një Administrate të re në Shtetet e Bashkuara, ka krijuar shpresa të reja në vendet tona për një rinovim transatlantik. Është një mundësi, të cilën shpresojmë mos ta humbasim. Ne, autorët e kësaj letre, dimë në radhë të parë sesa e rëndësishme është marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, një pjesë e madhe e marrjes së të drejtave të Europës, ishte marrja e të drejtave të Europës Qendrore dhe Lindore. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ishte kritik në mbylljen në paqe dhe në stabilitet nga vendet Baltike për Detin e Zi. Sot, qëllimi duhet të jetë mbajtja e të drejtave të Europës Qendrore dhe Lindore, si pjese e qëndrueshme dhe aktive e pjesës Atlantike, si pjesë të komunitetit tonë të huaj.
Ky është çelësi për suksesin tonë, në sjelljen e rilindjes në Aleancën që Administrata Obama vetë është angazhuar për të punuar dhe, të cilën, ne e mbështesim. Kjo do të kërkojë bashkëpunimin e të dyja palëve dhe investim në këtë marrëdhënie. Por, nëse veprojmë siç duhet, rruga që mund të përshkruajmë mund të jetë reale. Duke bërë tani hapat e drejtë, do të mund të krijojmë një të ardhme më solide.

LISTA E PERSONALITETEVE
Valdas Adamkus, ish-president i Republikës së Lituanisë
Martin Butora, ish-ambasador i Republikës sllovake në SHBA
Emil Constantinescu, ish-president i Republikës së Rumanisë
Pavol Demes, ish-minister i Jashtëm dhe këshilltar i presidentit sllovak
Lubos Dobrovsky, ish-ministër Mbrojtje i Çekisë, ish-ambasador në Rusi
Matyas Eorsi, ish-sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë
Istvan Gyarmati, ambasador, President i Qendrës për Tranzicion Demokratik në
Hungari
Vaclav Havel, ish-president i Republikës së Çekisë
Rastislav Kacer, ish-ambasador i Republikës sllovake në SHBA
Sandra Kalniete, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Letonisë
Karel Schearzenberg, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Çekisë
Michal Kovac, ish-president i Republikës së Sllovakisë
Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Bullgari
Aleksander Keasnieeski, ish-president i Republikës së Polonisë
Mart Laar, ish-kryeministër i Estonisë
Kadri Liik, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Mbrojtjes në Estoni
Janos Martonyi, ish-ministër i Punëve të Jashtme në Hungari
Janusz Onyszkieëicz, ish-zv/president i Parlamentit Europian
Adam Rotfeld, ish-ministër i Punëve të Jashtme në Poloni
Alexander Vondra, ish-ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër i Çekisë
Vaira Vike-Freiberga, ish-president i Republikës së Letonisë
Lech Valesa, ish-president i Republikës së Polonisë

2 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›