Cana, Beqaj e Gjasula, shqiptarët e Champions
Sot në arenën e madhe të Ligës së Kampioneve do të shohim edhe tre protagonistë shqiptarë. Mesfushori i Olimpikut të Marsëjës, Lorik Cana, portieri i Anorthosis Famagusta, Arjan Beqaj e mesfushori i Bazelit në Zvicër, Jurgen Gjasula, janë tre lojtarët e vetëm shqiptarë që do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Ky numër përbën edhe një rekord shqiptar aktivizimi në të njëjin edicion, pasi më parë kanë luajtur në të njëjtën kohë Igli Tare (Lacio) e Besart Berisha (Hamburg) në edicionin 2006-2007 dhe Igli Tare (Lacio) e Lorik Cana (Marseja) në edicionin 2007-2008.
CANA- Olimpiku i Marsejës, i kapitenit shqiptar Lorik Cana, do të përballet me pesë herë kampionët e Europës, Liverpulin, një njohje e vjetër, pasi ndaj tij është ndeshur edhe 2 herë të tjera.
BEQAJ- Portieri i Kombëtares shqiptare Arjan Beqaj, i cili aktivizohet në radhët e qipriotëve të Anothosis Famagusta do të jetë në portë kundër gjermanëve të Verder Bremenit.
GJASULA- Tiranasi Jurgen Gjasula, por që zotëron edhe pasaportë gjermane, është pjesë e Bazelit të Zvicrës, do të luajë në ndeshjen e parë të fazës kundër ukrainasve të Shahktar Donjeckut.
10 kuriozitete
1 - Mançester Junaitid është fituesi i fundit i Ligës së Kampioneve, atë të edicionit 2007-20008. “Djajtë e kuq” e kanë fituar në edicionin 1998-1999 dhe
2 – Reali i Madridit është klubi më i suksesshëm në Ligën e Kampioneve. Formacioni spanjoll e ka fituar 9 herë trofeun, së fundi në vitin 2002.
3- “Los Merengues” mbajnë edhe një tjetër rekord unikal, të paarritshëm deri tani: e kanë fituar pesë herë rresht midis viteve 1956 dhe 1960.
4 - Sulmuesi i Realit të Madridit, Raul Gonzales është shënuesi më i mirë i kompeticionit me 61 gola.
5 – Marçelo Lipi është trajneri që ka arritur katër herë në finalen e Ligës së Kampioneve me Juventusin: 1996, 1997, 1998, dhe 2003, më shumë se çdo trajner tjetër.
6 – Klarens Sedorf është i vetmi lojtar që ka fituar trofeun me tre ekipe të ndryshme: Ajaksin (1995), Real Madrid (1998) dhe Milanit (2003 dhe 2007).
7 - Hernan Krespo është i vetmi lojtar që ka shënuar në Ligën e Kampioneve me pesë ekipe të ndryshme: Parma, Lacio, Inter, Çelsi dhe Milan.
8 – Goli më i shpejtë në Ligën e Kampioneve është shënuar pas 10 sekondash nga holandezi Roi Makaj kur luante për Bajernin e Munihut në ndeshjen kundër Realit të Madridit në vitin 2007.
9 – Paolo Maldini, është i vetmi lojtar që ka luajtur në finalet e Ligës së Kampioneve në tre dekada të ndryshme.
10 – Finalistët nga i njëjti vend: e gjitha spanjolle Real Madrid-Valencia në finalen e luajtur në Paris në vitin 2000, Milan-Juventus në vitin 2003 në Mançester dhe në Moskë 2008, Mançester-Çelsi.
Pak shifra...
Fitoret më të thella
8-0: Liverpul-Beshiktash (06.11.2007)
7-0: Arsenal-Slavia (23.10.2007)
7-0: Juventus-Olimpiakos (10.12.2003)
Më shumë gola në një edicion
12: Van Nistelroj (M.United, 2002-2003)
4 gola në një ndeshje:
Marko van Basten, Simone Inzagi, Dado Prso,
Rud van Nistelroj, Andrij Shevçenko.
Tre golat më të shpejtë
10.03 sekonda: Roj Makaj
(Bayern-Real Madrid 1-1)
20.07 sekonda: Gilberto
(PSV Eindhoven-Arsenal 4-0
20.12 sekonda: Alesandro Del Piero
(Mançester United–Juventus)
16 Shtator 2008