E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo me “tredhëmbësh”



Dash Frashëri

Interi do të përballet sot në Athinë me grekët e Panathinaikos (direkt në Vizion Plus, 20:45)në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Trajneri Hoze Murinjo nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Burdiso, i cili ende nuk e ka plotësuar dënimin që nga viti edicioni i kaluar. Kundër grekëve tekniku zikaltër mund të hedhë në fushë “tredhëmbëshin” Kuarezma-Ibrahimoviç-Mançini, por jashtë vëmendjes së tij nuk do të jetë as Adriano. Në dispozicion të portugezit do të jetë Kruz e Baloteli. Kjo është ndeshja e parë e teknikut Hoze Murinjo në Ligën e Kampionëve si drejtues i Interit, teksa më parë ka qenë pjesëmarrës e fitues me portugezët e Portos, e ka arritur në gjysmëfinale me anglezët e Çelsit.
MANSINI
Amantino Mansini është i sigurt në prag të sfidës kundër Panathinaikosit: “Do të bëjmë një Ligë të madhe Kampionesh. Jemi pak në ankth, - pranon ish-lojtari i Romës, i vetëdijshëm për grackat e një ndeshje kundër grekëve që luajnë në shtëpi përballë publikut të tyre. “Jemi duke kaluar një moment të mirë dhe jemi në rritje”. Përpara se të nisej drejt Athinës, Mansini hedh edhe një vështrim në kampionatin italian: Milani në krizë të plotë, Roma në vështirësi. “Jam vetëm momente, - thotë Mançini, - janë të fortë dhe do t’ia dalin”.
INTERI
Interi e ka fituar vetëm dy herë Ligën e Kampioneve në sezonet 1963-1964 e 1964-1965 (atëherë njihej si Kupa e Kampioneve). Një nga arsyet që padroni zikaltër pushoi trajnerin kampion Roberto Mançini ishte pikërisht dështimi i tij në Ligën e Kampioneve (sezonin e kaluar u eliminua nga Liverpuli në 1/16). Në tre ndeshje të luajtura nga Interi në Athinë, të gjitha kundër AEK-ut, zikaltërit i kanë provuar të tre rezultatet: fitoren, barazimin e humbjen.
PANATHINAIKOS
Panathinaikos rikthehet në Ligën e Kampioneve pas dy viteve mungesë, ndërkohë që Interi i ka nisur dy sezonet e fundit me humbje: 1-0 me Fenerbahçen në sezonin e 2007-2008 dhe 1-0 me Sportingun në edicionin 2006-2007. Kampioni i Serisë A do të luajë në stadiumin “Spiros Luis”, atje ku Panathinaikos ka humbur vetëm një herë nga katër ndeshjet e zhvilluara kundër vizitorëve nga Italia. Udineze fitoi 2-1 kundër Panathinaikosit në sezonin 2005-2006, ndërkohë që Panathinaikos ka mundur Juventusin 3-1 (2000-2001) e barazoi 0-0 me Sampdorian (1991-1992) e 1-1 me Juventusin (1961-1962). Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, gjermanët e Verder Bremenit do të përballen me debutuesit qipriotë të Anorthosis Famagustë, ku portier është kosovari i Kombëtares shqiptare Arjan Beqaj.

Liga e Kampioneve
Dita I
16.09.2008, 20:45

A Çelsi-Bordo
A Roma-Kluj
B Panathinaikos-Inter
B Bremen-Anorthosis
C Bazel-Shakhtar
C Barcelona-Sporting
D PSV-Atletiko
D Marsejë-Liverpul

17.09.2008, 20:45
E Man.United-Vilareal
E Sëlltik-Alborg
F Steaua-Bajern
F Lion-Fiorentina
G Porto-Fenerbahçe
G Dinamo Kiev-Arsenal
H Juventus-Zenit
H Real Madrid-BATE

Marseja këkron hakmarjen
ndaj anglezëve të Liverpulit

Olimpiku i Marsejës dhuroi një surprizë të bukur në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar, kur mposhti në “Anfield Road” Liverpulin me rezultatin 1-0 (gol i Matjë Valbuenës), njëherësh edhe fitorja e parë e parë e një skuadre franceze kundër formacionit britanik. Por, Liverpuli u hakmor keq në ndeshjen e kthimit, duke fituar 4-0 në “Velodrom”, çka ishte edhe humbja me e thellë e Marsejës në shtëpi në një kompeticion europian. Sot, Lorik Cana me shokë kërkojnë hakmarrjen.

Juve, Xhilji: “Champions?
Të qëndrojmë sa më gjatë”

Juventusi këtë vit mund të arrijë të fitojë titullin kampion. Presidenti bardhezi Xhovani Koboli Xhilji është i bindur. “Nëse do të luajmë në nivel të lartë këtë vit mund të përfitojmë”, - tha Xhilji, duke komentuar rezultatet e këqija të Romës e Fiorentinës. Përsa i përket rikthimit të Juves në Ligën e Kampioneve, presidenti uron të qëndrojë sa më gjatë. Koboli Xhilji së fundi kurrorëzon Del Pieron si njeriun-simbol të skuadrës.

Ançeloti: “Çdo gjë në rregull”

Pas humbjes së dytë rresht në kampionat, Milani ndodhet në vendin e fundit të Serisë A pa asnjë pikë. Bankina e trajnerit Karlo
Ançeloti dukej në rrezik, por pas një takimi të gjatë dy orësh me krerët e klubit kuqezi, administratorin Adriano Galiani, njeriun lidhës midis skuadrës e klubit, Leonardo, drejtorin sportiv të sektorit të rinjve Ariedo Braida, trajneri i Milanit pohoi se gjithçka ishte në rregull. “Bëmë një mbledhje për të gjetur një zgjidhje teknike dhe e gjetëm atë. Gjithçka është në rregull”, - tha Ançeloti për median italiane.

Sheva, dështimi më i madh

Sheva, Mutu, Krespo. Ky është podiumi “i gjithi italian” i klasifikimi të zhgënjimeve më të mëdha në merkaton e Çelsit. Tabloidi anglez “The Sun” bëri një listë të dështimeve pas largimit të Andrij Shevçenkos, blerja më e bujshme e Roman Ibrahimoviçit në shumën e 37 milionë eurove. Midis “të dështuarve” është edhe një njohje e vjetër e kampionatit italian: argjentinasi Huan Veron, i blerë nga Mançester Junaitid.

Polster, nga futbolli te pop-i

Ish-sulmuesi i famshëm austriak Toni Polster, i cili ka luajtur në Itali me Torinon, është lideri i një grupi të muzikës pop, “Achtung Liebe” (“Kujdes dashuri”), që vitin e kaluar shiti 40 mijë kopje të albumit “Toni, walk on” (Toni, ec përpara). “Të këndoj në koncerte është po aq ekzaltuese, si atëherë kur luaja futboll”, - thotë Polsteri. Toni pati një karrierë të gjatë futbollistike prej 18 vjetësh në nivel të lartë: 315 gola në 559 ndeshje. Me përfaqësuesen austriake: 44 gola në 95 ndeshje.

Tenis, Uliams e Nadal në krye

Amerikania Serena Uliams për femra dhe spanjolli Roxher Federer kryesojnë renditjet në tenis ËTA e ATP. Dy serbet Jelena Jankoviç e Ana Ivanoviç ndajnë vendet 2-3 për femra. Për meshkuj pas Nadalit është zvicerani Roxher Federer e serbi Ivan Xhokoviç

16 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›