E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: “Dua të luaj finalen në Uembli”

Lorik Cana, kapiteni i Sanderlendit, vlerësoi edhe një herë se Anglia është vendi më i mirë në botë për të luajtur futboll dhe se ai synon me ekipin e tij të fitojë Kupën e Anglisë, trofe që “macet e zeza” e kanë fituar për herë të fundit në vitin 1973, 37 vjet më parë. Deklarimet e lojtarit më të shtrenjtë shqiptar në tregun futbollistik i bëri përmes gazetës britanike “Evening Mail”. Lorik Cana, i cili nënshkroi verën e kaluar për Sanderlendin, pas eksperiencës së tij me Paris Sën Zhermenin dhe Marsejën në Francë, ka fituar reputacionin e një lojtari të fortë, çka u reflektua edhe në ndeshjen kundër Berrout, ku morri edhe një karton të verdhë. “Gjyqtari më tha kartonin e verdhë pasi godita topin, por në të vërtetë nuk ishte”, - tha Cana. “Mendoj se ndërhyrja ndaj portierit ishte më shumë për kartonin të verdhë”. Sandërlendi e ka fituar për herë të fundit Kupën e Anglisë në vitin 1973, por Cana shpreson se skuadra e tij mund të përshkojë gjithë rrugën që të çon në finalen e Uemblit. Kapiteni shqiptar: “Mendoj se kemi një ekip shumë të mirë, që mund të shkojë shumë larg në këtë kompeticion. Në ditët tona, një një ndeshje të vetme, ju mund të mundni gjithkënd. Ne duhet të japim më të mirën tonë në këtë kompeticion dhe do të përpiqemi të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Unë nuk kam luajtur kurrë në Uembli. Kam fituar kupën në Francë, kështu që mund ta bëj dhe këtu, përse jo?, - theksoi Cana. “Unë shpresoj se do të arrij në finale me Sandërlendin. Ne jemi midis dhjetë të parëve në Premier Ligë dhe e kemi cilësinë ta arrijmë këtë objektiv”. Ndërkombëtari 26-vjeçar luajti jo në rolin e tij të zakonshëm në qendër të mesfushës, por në një rol më afër mbrojtjes, pranoi se ekipi i Sanderlendit ishte me fat në fitoren 3-0 kundër Berrout në Kupën e Anglisë, duke udhëhequr qysh në 15 minutat e parë, pavarësisht se kundërshtari kishte pasur shanset e tij. Duke folur për “Evening Mail”, Cana pranoi: “Berrou bëri një performancë shumë të mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne. Ata patën dy apo tre raste për të shënuar golin e parë. Kishin disa lojtarë të mirë, cilësi dhe realisht nuk ishte një takim i lehtë përt ne. Berrou bëri një përshtypje shumë të mirë. Ishte një ndeshje thuajse e barabartë në pjesën e parë, por ne ishim me fat që shënuam të parët. Pas kësaj, në pjesën e dytë, kishte një diferencë të madhe midis dy ekipeve. Berrou ishte i organizuar, luajti shumë mirë, kishte sulmues të mirë dhe luajti me besim”. Cana vlerësoi dhe tifozët kundërshtarë. “Ata ishin të shkëlqyer, kjo është dhe arsyeja se përse Anglia është vendi më i mirë në botë për të luajtur futboll”.

Kuqi, sinjale nga Svansea Siti

Shefki Kuqi mund të largohet nga Tus Koblenz në drejtim të Anglisë. Kosovari me pasaportë finlandeze është në listën e dëshirave të Svansea Siti, skuadër uellsiane e kategorisë së dytë në Britani. Gjithsesi, klubi i tij aktual në Gjermani, Tus Koblenz, e mohon faktin se për kapitenin Kuqi ka një ofertë zyrtare. 33-vjeçari Kuqi ka luajtur gjatë karrierës së tij të gjatë si futbollist (nga viti 1995) me gjashtë ekipe të ndryshme në Angli, përfshirë Stokport, Shefild Junaitid, Bllekbërnin, Fulhamin, Ispuiç Toun dhe Kristal Palas.

5 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›