Elvis Kraja pranë Vllaznisë
Elvis Kraja është shumë pranë nënshkrimit me Vllazninë. Shkodrani 26-vjeçar luajti pjesën e parë me Skënderbeun (15 ndeshje), por tashmë ka prishur me mirëkuptim marrëveshjen dhe është lojtar i lirë. Ish-lojtari i Besës, por dhe më një të kaluar në Greqi (Iraklis i Selanikut) dhe Ukrainë (Metalurg Zakarpatia), ka qenë i përjashtuar nga klubi i Vllaznisë (së bashku edhe me Franc Ahin) gjatë sezonit 2007-2008 me motivacionin për paraqitje të dobëta. Ndeshja e parë e Vllaznisë për pjesën e dytë të sezonit 2009-2010 është ajo kundër Shkumbinit në Peqin. Në fazën e parë Vllaznia fitoi 2-0 në “Loro Boriçi” me dy gola të realizuar nga Bekim Bala.
Roland Dervishi firmos për Elbasanin
Roland Dervishi është zyrtarisht lojtari i ri i Elbasanit. Ish-futbollisti i Shkumbinit bëhet kështu futbollisti i dytë pas Hetlem Çapjes që nënshkruan për verdheblutë. Elbasani ndodhet në vendin e tretë të Kategorisë së Parë, me pikë të barabarta me Lushnjën e vendit të dytë (nga 32 pikë) por synon rikthimin direkt në Kategorinë Superiore.
Shkumbini nis përgatitoren në Ulqin
Shkumbini nisi fazën përgatitore dimërore në Ulqin të Malit të Zi. Në provë te skuadra peqinase është kosovari Krasniqi. Ndeshja e parë e Shkumbinit për vitin 2010 është ajo kundër Vllaznisë.
5 Janar 2010