E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon Marseja e Lorik Canës ne Champions

Marjesa e Lorik Canës pësoi një humbje dramatike 0-4 në "Velodrom" nga 5-herë kampionët e Europës, Liverpulin, në takimin që pritej të siguronte edhe kalimin midis 16-të mirave të Europës për klubin francez. Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, u rrëzua në zonë nga mbrojtësi i Marsejës, Givet dhe fitoi 11-metërsh. Xherard nuk realizoi direkt nga pika e bardhë pasi portieri Mandanda e grushtoi topin, sfera e rikthyer u godit sërish nga liverpulasi që realizoi golin e parë të takimit në minutën e 4-t dhe golin e dhjetë të tij në Ligën e Kampioneve. Shtatë minuta më pas ishte spanjolli Fernando Torres që dyfishoi rezultatin. Tri minuta nga fillimi i pjesës së dytë, holandezi Dirk Kajt shënoi golin e tretë për formacionin e Rafa Benitezit.
Lorik Cana u ndëshkua në këtë takim me karton të verdhë.
Liverpuli morri revanshin dhe u kualifikua për në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve, ndërsa Marseja vazhdon aventurën europiane në Kupën UEFA. Në takimin tjetër të grupit A, Porto fitoi 2-0 me Beshiktashin duke marrë edhe kryesimin e grupit.
Në grupin B, Celsi i kualifikuar barazoi 0-0 me Valencian, ndërsa gjermanët e Shalke 04 me fitoren 3-1 me Rozenborgun zunë një vend midis 16-të më të mirave.
Të kualifikuar për në raundin me eliminim janë edhe grekët e Olimpakosit që fituan 3-0 me Verder Bremenin në grupin C. Reali i Madridit shkatërroi 3-1 Lacion e Igli Tares (shqiptar nuk ishte në bankinë).

Liga e Kampioneve
Dita 6

E martë, 11 dhjetor
A Marsejë-Liverpul 0-4
A Porto-Beshiktash 2-0
B Celsi-Valencia 0-0
B Shalke-Rozenborg 3-1
C Real Madrid-Lacio 3-1
C Olimpiakos-Bremen 3-0

E mërkurë, 12 dhjetor
E Rejnxhërs-Lion
E Barcelona-Shtutgard
F Roma- Man.Junaitid
F Sporting-Dinamo Kiev
G PSV-Inter
G Fenerbahce-CSKA Moskë
H Arsenal-Steaua
H Slavia-Sevilja

E martë, 4 dhjetor
D Milan-Sëlltik 1-0
D Shahktar-Benfika 1-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›