Cana: Eliminimi? As fati nuk ishte me ne
Jashtëzakonisht i zhgënjyer nga eliminimi
në çerekfinalet e Kupës UEFA, kapiteni
shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik
Cana, tashmë dëshiron që aspektet pozitive
të përballjes së dyfi shtë me Shakhtar
Donjetsk t‘i ruajë për sprintin final në
luftën për titull në kampionatin francez
të futbollit. Megjithatë, ky eliminim e ka
trishtuar shumë atë personalisht, pasi ishte
i pamerituar, edhe pse Marseja u mund në
të dyja ndeshjet: 2-0 dhe 2-1. Por kjo nuk
duhet ta dekurajojë kurrsesi Olimpikun,
që tashmë do të duhet t‘i përkushtohet një
tjetër objektivi të madh, fi timit të titullit
kampion të Francës. "E dinim se do të ishte
shumë e vështirë, pasi e nisnim ndeshjen
me diferencën e dy golave, nënvizoi Cana.
Hymë në fushë me mentalitetin e duhur
për të përmbysur rezultatin. Por, ashtu si në
ndeshjen në Ukrainë, edhe kësaj radhe, në
takimin e kthimit, nuk na buzëqeshi fati. Në
jo pak raste, topi kaloi disa centimetra larg
shtyllave. Mendoj se as fati nuk ishte me ne
në këtë ndeshje. Tani, të gjitha forcat tona
do të duhet t‘i mobilizojmë të paraqitemi
në 100 për qind në kampionat. Objektivi
kryesor është përpara nesh. E kemi në dorën
tonë, pra do të luajmë deri në fund për t‘ia
dalë mbanë", ka përfunduar futbollisti shqiptar
i Marsejës.