"E meritojmë titullin, festojmë kur të na e lejojë matematika"
Hoze Murinjo prezanton
sfidën e sotme, Juventus-
Inter. Si zakonisht,
tekniku luzitan nuk i përmbahet
"skenarit" të deklaratave përpara
ndeshjeve, shfaqet krenar për
skuadrën e tij dhe vazhdon të
prodhojë polemika. Ai zbulon
objektivin: "Kundër Juventusit do
të tentoj të fi toj, edhe pse mund të
zbresim në fushë për dy rezultate".
Murinjo, pas ndeshjes Inter-
Juventus ju deklaruat se e kuptuat
çfarë është interizmi. Çfarë
donit të thoshit?
Pas fi tores në ndeshjen e parë,
pashë një gëzim jashtë normales.
Gëzim që nuk vinte vetëm prej
faktit se fituam një ndeshje të
rëndësishme, por ishte më e
thellë. Më parë mendoja se ndeshja
më emocionuese për tifozët
zikaltër ishte derbi me Milanin,
por atë ditë e kuptova se nuk
ishte kështu. Për fatin tim të mirë,
kjo nuk është kultura ime: nuk
kam lindur dhe jam rritur mes
rivalitetit të këtyre dy skuadrave.
Ndeshjen me Juven e shoh vetëm
si takimin e radhës në kampionat.
Një perceptim i tillë është pozitiv,
pasi atmosfera do të jetë e nxehtë
dhe do të më ndihmojë të qëndroj
i ftohtë si zakonisht.
Gjatë kësaj jave, ndoshta për
herë të parë, Koboli Xhilji deklaroi
se Juventusi është jashtë garës
për titull? Ju si mendoni?
Nuk dua të komentoj ato që
thonë të tjerët. Fjalët e rivalëve
nuk më bëjnë përshtypje: ata
mund thonë se besojnë te fi timi i
titullit, apo se ndodhen larg titullit,
por në mentalitetin tim asgjë
nuk ndryshon. Për mua ka rëndësi
vetëm ajo që ne mendojmë, jo
çfarë mendojnë të tjerët. Ne besojmë
se futbolli është matematikë
dhe se, sipas kësaj shkence, Interi
nuk është ende kampion i Italisë.
Gjatë rrugës kemi humbur dhjetë
pikë, duke barazuar 5 takime.
Edhe ne kemi gabuar, ashtu si
kundërshtarët. Megjithatë, kemi
më shumë pikë, sepse deri më
tani jemi paraqitur si skuadra më
e fortë. Kampionatin e fi ton ekipi
më i mirë.
Del Piero rrezikon të mos
luajë. A do të keni përballë një
Juventus jo aq të fortë?
Ata kanë katër sulmues cilësorë:
Trezege, Iakuinta, Amauri
dhe Del Piero. Mund të luajnë
në çdo skuadër. Me këta lojtarë
në dispozicion, trajneri mund ta
ndryshojë taktikën sipas formës
fi zike, sipas ideve që ka dhe sipas
kundërshtarit, duke tentuar që t‘i
krijojë sa më shumë vështirësi.
Sulmuesit e tyre janë kualitativë
dhe kanë karakteristika të ndryshme,
por nuk ka dyshim që Del
Piero është një prej më të mirëve.
Ai ka fituar gjithçka, i mungon
vetëm "Topi i Artë".
Çfarë duhet të bëjë Interi për
t‘u përmirësuar në Evropë?
Punoj në një vend ku jam trajneri
i vetëm i huaj në kampionat
dhe gjatë kësaj periudhe kam
mësuar se çdo fjalë e thënë pozitivisht
mund të interpretohet keq.
Kjo nuk është një pyetje për mua,
më mirë të përgjigjen të tjerët. Nuk
është lufta ime.
Mendoni se kampionati anglez
dhe ai spanjoll janë më të
fortë se Seria A?
Për mua nuk janë të tillë. Aty
luajnë tre-katër skuadra vërtet
të forta, të cilat kanë shumë diferencë
nga të tjerat. Në kampionatin
italian kjo nuk ndodh. Këtu
ka më shumë ekuilibër.
sfidën e sotme, Juventus-
Inter. Si zakonisht,
tekniku luzitan nuk i përmbahet
"skenarit" të deklaratave përpara
ndeshjeve, shfaqet krenar për
skuadrën e tij dhe vazhdon të
prodhojë polemika. Ai zbulon
objektivin: "Kundër Juventusit do
të tentoj të fi toj, edhe pse mund të
zbresim në fushë për dy rezultate".
Murinjo, pas ndeshjes Inter-
Juventus ju deklaruat se e kuptuat
çfarë është interizmi. Çfarë
donit të thoshit?
Pas fi tores në ndeshjen e parë,
pashë një gëzim jashtë normales.
Gëzim që nuk vinte vetëm prej
faktit se fituam një ndeshje të
rëndësishme, por ishte më e
thellë. Më parë mendoja se ndeshja
më emocionuese për tifozët
zikaltër ishte derbi me Milanin,
por atë ditë e kuptova se nuk
ishte kështu. Për fatin tim të mirë,
kjo nuk është kultura ime: nuk
kam lindur dhe jam rritur mes
rivalitetit të këtyre dy skuadrave.
Ndeshjen me Juven e shoh vetëm
si takimin e radhës në kampionat.
Një perceptim i tillë është pozitiv,
pasi atmosfera do të jetë e nxehtë
dhe do të më ndihmojë të qëndroj
i ftohtë si zakonisht.
Gjatë kësaj jave, ndoshta për
herë të parë, Koboli Xhilji deklaroi
se Juventusi është jashtë garës
për titull? Ju si mendoni?
Nuk dua të komentoj ato që
thonë të tjerët. Fjalët e rivalëve
nuk më bëjnë përshtypje: ata
mund thonë se besojnë te fi timi i
titullit, apo se ndodhen larg titullit,
por në mentalitetin tim asgjë
nuk ndryshon. Për mua ka rëndësi
vetëm ajo që ne mendojmë, jo
çfarë mendojnë të tjerët. Ne besojmë
se futbolli është matematikë
dhe se, sipas kësaj shkence, Interi
nuk është ende kampion i Italisë.
Gjatë rrugës kemi humbur dhjetë
pikë, duke barazuar 5 takime.
Edhe ne kemi gabuar, ashtu si
kundërshtarët. Megjithatë, kemi
më shumë pikë, sepse deri më
tani jemi paraqitur si skuadra më
e fortë. Kampionatin e fi ton ekipi
më i mirë.
Del Piero rrezikon të mos
luajë. A do të keni përballë një
Juventus jo aq të fortë?
Ata kanë katër sulmues cilësorë:
Trezege, Iakuinta, Amauri
dhe Del Piero. Mund të luajnë
në çdo skuadër. Me këta lojtarë
në dispozicion, trajneri mund ta
ndryshojë taktikën sipas formës
fi zike, sipas ideve që ka dhe sipas
kundërshtarit, duke tentuar që t‘i
krijojë sa më shumë vështirësi.
Sulmuesit e tyre janë kualitativë
dhe kanë karakteristika të ndryshme,
por nuk ka dyshim që Del
Piero është një prej më të mirëve.
Ai ka fituar gjithçka, i mungon
vetëm "Topi i Artë".
Çfarë duhet të bëjë Interi për
t‘u përmirësuar në Evropë?
Punoj në një vend ku jam trajneri
i vetëm i huaj në kampionat
dhe gjatë kësaj periudhe kam
mësuar se çdo fjalë e thënë pozitivisht
mund të interpretohet keq.
Kjo nuk është një pyetje për mua,
më mirë të përgjigjen të tjerët. Nuk
është lufta ime.
Mendoni se kampionati anglez
dhe ai spanjoll janë më të
fortë se Seria A?
Për mua nuk janë të tillë. Aty
luajnë tre-katër skuadra vërtet
të forta, të cilat kanë shumë diferencë
nga të tjerat. Në kampionatin
italian kjo nuk ndodh. Këtu
ka më shumë ekuilibër.