Partizani-Tirana, derbi nr.132. Fitorja, jetike për objektivat
Derbi numër 132 me Partizanin
e Tiranës duket se
do të ndezë javën e 18-të të sezonit
2008-2009 të kampionatit
shqiptar të sezonit. Do të jetë
pikërisht kjo përballje, një ndër
sfi dat më të rëndësishme të kësaj
fundjave. Tri pikët janë jetike për
objektivat e dy skuadrave, edhe
pse ambiciet e tyre për shkak
të pozicionimit në tabelën e
klasifikimit janë krejtësisht të
ndryshme. Tiranës i duhet fi torja
për të mos i lënë asnjë shans
Vllaznisë ta udhëheqë e vetme
kampionatin, pasi një gjë e tillë
do të vinte në rrezik objektivin
primar të bardhebluve, titullin
kampion. Ndërsa nga ana e
tyre të kuqtë janë të përfshirë
në luftën e ethshme për të mos
rënë nga kategoria. Për momentin
pozicionohen në vendin e
8-të në kuotën e 29 pikëve, po
aq sa edhe Lushnja e vendit të
9-të. Një fitore në derbi do ta
bënte Partizanin të ndihej më i
lehtësuar në javët në vazhdim.
Por skuadra e presidentit Xhani
mund të mjaftohet edhe me një
pikë, nëse rivalët nuk do të kenë
ecuri të mirë në këtë fundjavë në
ndeshjet e tyre përkatëse. Trajneri
i Partizanit, Shpëtim Duro, e konsideroi
Tiranën si rivalen e përjetshme
dhe kundërshtaren e radhës
në kampionat, por është i bindur
se skuadra e tij është e aftë t‘u
marrë pikë bardhebluve. Edhe pse
Partizani ka një diferencë prej -25
pikësh me Tiranën kryesuese e në
dy ndeshjet e fundit në kampion
kanë humbur si me Dinamon e Vllazninë,
optimizmi në shtëpinë e
kuqe para derbit me 23-herë kampionët
është i lartë. "Kundërshtari
është i fortë, por ne do të synojmë
të marrim më të mirën", tha Duro,
i cili në takimin e fundit midis
dy klubeve arriti të barazonte
2-2 me Tiranën, çka solli më pas
edhe shkarkimin e ish-trajnerit
boshnjako-kroat, Bllaz Slishkoviç.
Në krahun tjetër kundërpërgjigjet
kapiteni Devi Mukaj, i cili thekson
se i vjen keq që partizani ndodhet
në pozita të vështira, por kjo nuk
do të thotë se Tirana ka ndërmend
ta tolerojë. "Me vjen keq
për pozitën e Partizanit, por ne
na duhet me dosmosdoshmëri
fitorja, shprehet Muka. E kam
mik presidentin Albert Xhani, por
nesër (sot) dua t‘i shënoj patjetër
një gol skuadrës së tij". Statistikat
e deritanishme në 132 ndeshje
historike mes këtyre dy skuadrave
e shikojnë Partizanin përpara me
50 fi tore; 40 ndeshje janë mbyllur
në barazim dhe vetëm 39 janë
fituar nga Tirana (golavarazhi
194-153). Po sot, një ndeshje të
vështirë do të ketë edhe Vllaznia
(rivale e Tiranës) ndaj Teutës në
"Niko Dovana". Dinamo udhëton
drejt Kavajës, për t‘u ndeshur me
Besën. Shkumbini pret Lushnjën,
Elbasani luan me Bylisin, ndërsa
Flamurtari përballet me Apoloninë.
e Tiranës duket se
do të ndezë javën e 18-të të sezonit
2008-2009 të kampionatit
shqiptar të sezonit. Do të jetë
pikërisht kjo përballje, një ndër
sfi dat më të rëndësishme të kësaj
fundjave. Tri pikët janë jetike për
objektivat e dy skuadrave, edhe
pse ambiciet e tyre për shkak
të pozicionimit në tabelën e
klasifikimit janë krejtësisht të
ndryshme. Tiranës i duhet fi torja
për të mos i lënë asnjë shans
Vllaznisë ta udhëheqë e vetme
kampionatin, pasi një gjë e tillë
do të vinte në rrezik objektivin
primar të bardhebluve, titullin
kampion. Ndërsa nga ana e
tyre të kuqtë janë të përfshirë
në luftën e ethshme për të mos
rënë nga kategoria. Për momentin
pozicionohen në vendin e
8-të në kuotën e 29 pikëve, po
aq sa edhe Lushnja e vendit të
9-të. Një fitore në derbi do ta
bënte Partizanin të ndihej më i
lehtësuar në javët në vazhdim.
Por skuadra e presidentit Xhani
mund të mjaftohet edhe me një
pikë, nëse rivalët nuk do të kenë
ecuri të mirë në këtë fundjavë në
ndeshjet e tyre përkatëse. Trajneri
i Partizanit, Shpëtim Duro, e konsideroi
Tiranën si rivalen e përjetshme
dhe kundërshtaren e radhës
në kampionat, por është i bindur
se skuadra e tij është e aftë t‘u
marrë pikë bardhebluve. Edhe pse
Partizani ka një diferencë prej -25
pikësh me Tiranën kryesuese e në
dy ndeshjet e fundit në kampion
kanë humbur si me Dinamon e Vllazninë,
optimizmi në shtëpinë e
kuqe para derbit me 23-herë kampionët
është i lartë. "Kundërshtari
është i fortë, por ne do të synojmë
të marrim më të mirën", tha Duro,
i cili në takimin e fundit midis
dy klubeve arriti të barazonte
2-2 me Tiranën, çka solli më pas
edhe shkarkimin e ish-trajnerit
boshnjako-kroat, Bllaz Slishkoviç.
Në krahun tjetër kundërpërgjigjet
kapiteni Devi Mukaj, i cili thekson
se i vjen keq që partizani ndodhet
në pozita të vështira, por kjo nuk
do të thotë se Tirana ka ndërmend
ta tolerojë. "Me vjen keq
për pozitën e Partizanit, por ne
na duhet me dosmosdoshmëri
fitorja, shprehet Muka. E kam
mik presidentin Albert Xhani, por
nesër (sot) dua t‘i shënoj patjetër
një gol skuadrës së tij". Statistikat
e deritanishme në 132 ndeshje
historike mes këtyre dy skuadrave
e shikojnë Partizanin përpara me
50 fi tore; 40 ndeshje janë mbyllur
në barazim dhe vetëm 39 janë
fituar nga Tirana (golavarazhi
194-153). Po sot, një ndeshje të
vështirë do të ketë edhe Vllaznia
(rivale e Tiranës) ndaj Teutës në
"Niko Dovana". Dinamo udhëton
drejt Kavajës, për t‘u ndeshur me
Besën. Shkumbini pret Lushnjën,
Elbasani luan me Bylisin, ndërsa
Flamurtari përballet me Apoloninë.