Dëshira e papërballueshme për të qenë e re
Me flokët e tyre bionde, trupin thuajse njëlloj, këmbët e holla dhe mollëzat e bukura, ato duken si dy binjake. Të dyja shfaqen të mrekullueshme me fustanin e zi me pika të bardha dhe ashtu siç tregojnë djemtë që vihen në radhë, e kanë të vështirë për t‘i dalluar. Përveç disa centimetrave në gjatësi dhe ngjyrës së ndryshme të syve, të dyja vajzat janë thuajse identike. Por, Janet dhe Jane nuk janë binjake, madje ato nuk janë as motra. Janë nënë e bijë. Ashtu siç e dimë, mania e bisturisë sot ka arritur kulmin. Ata që kanë mundësi nuk kursejnë asgjë për të bërë operacione, falë të cilave do ta ndjenin veten më mirë. E kështu ka ndodhur edhe me Janet, që tregon se ka shpenzuar më shumë se 10 mijë paund për kirurgjinë plastike, me shpresën për ta zvogëluar sadopak hendekun prej 22 vjetësh mes saj dhe vajzës. Për të mbërritur deri këtu, 55-vjeçarja iu nënshtrua disa operacioneve të ndryshme. Për të fshirë shenjat e kohës, për të zhdukur rrudhat e rinuar gjoksin dhe për t‘i bërë buzët mishtore si ato të vajzës së saj, shpenzoi plot 10 mijë paund.
Kush nuk do të donte të dukej si vajza ime?
"Mund të duket çmenduri që kam bërë operacione plastike të dukem si vajza ime. Por ajo është e mrekullueshme. Kush nuk do të donte të dukej si ajo? Shpesh e mendoj se ajo e ka marrë këtë bukuri nga unë, ndërsa e imja është zhdukur me kalimin e kohës. Duke parë se sa tërheqëse është Jane, më ktheu dëshirën për t‘u kthyer pas te luku im i vjetër. Tani, në vend të nënë e bijë ne dukemi si binjake. Kam gjene dhe lëkurë të mirë, por më duhej një ndihmë që të më bënte të ndihesha mirë me veten". Vetëm disa vjet më parë, Janet ishte me flokë të kuqe, peshonte shumë kilogramë, jetonte në Spanjë me shokun e ri dhe kishte ndërtuar një jetë të re pas dështimit të martesës me babanë e Jane. Pasi përfundoi edhe kjo lidhje, 55-vjeçarja vendosi të kthehej në Angli te krahët e së bijës. "Nuk i kam kushtuar kurrë shumë vëmendje vetes sime. Nuk kam pasur kohë, sepse ia kam kushtuar jetën time kujdesit për Jane dhe vëllait të saj", tregon.
Që nga ardhja e saj në Angli kanë kaluar disa vjet dhe Jane ndërkohë ishte bërë një grua e bukur. Duke e parë, të ëmës i hipi dëshira për t‘i ngjarë, pavarësisht viteve diferencë që kishin. Kështu nisi të dobësohej, duke shpresuar se do t‘i bënin të njëjtat veshje që përdorte e bija. "Kur u ktheva nga Spanja, ajo dhe mikeshat e saj ishin shumë moderne dhe unë ëndërroja të vishja të njëjtat fustane si Jane. Por ishin shumë të vogla dhe të ngushta për mua. Shihja vajzën dhe thosha: dua të kem të njëjtin fizik me të", kujton 55-vjeçarja. Pula në zgarë dhe perimet kanë zënë vendin e bukës, makaronave dhe fast-foodeve. Kur u kthye tek e bija, Janet vendosi të aplikojë mënyrën e ngrënies së të bijës, që rezultoi e suksesshme dhe gruaja shumë shpejt nisi të bjerë nga pesha. Edhe pse filloi të dobësohej, fytyra e mbuluar me rrudha nuk ishte ajo e dikurshmja. Kështu që gruaja vendoi të nisej për në Kroaci, ku do e ndihmonte një kirurg. Gjeti informacionet në një sajt interneti dhe kuptoi se mund të arrinte të modifikonte trupin e saj pa u sforcuar shumë me buxhetin që kishte në dispozicion. "Vajza ime u mërzit shumë, jo sepse nuk donte që t‘i ngjaja asaj, por shqetësohej për shëndetin tim. Më kërkoi që të mendohesha, por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë bindesha se ajo ishte zgjedhja e duhur. Vërtet që vitet kishin lënë gjurmë në lëkurën time, por jo gjithçka kishte humbur. Unë dëshiroja të dukesha edhe një herë e re", thotë. Kështu, nga një ndërhyrje te tjetra, Janet përfundoi duke u bërë kloni i së bijës. Por, edhe e bija duket se e vlerëson shumë metamorfozën e së ëmës. "Më pëlqen që i ngjaj. Më duket se kam gjetur motrën që kam ëndërruar gjithmonë, por që nuk e kam pasur kurrë", pranon.
Rruga e vështirë
"Në fillim, kur gjithçka ishte në rregull dhe pritej vetëm që të filloja ndërhyrjet, Jane ishte shumë në ankth dhe m‘u lut të mos e bëja diçka të tillë. Më është përgjëruar të mos e bëja këtë, jo se nuk donte që unë t‘i ngjaja asaj, por sepse kishte frikë që unë në këtë moshë të kryeja kaq shumë operacione". Është e vërtetë se operacione të tilla në këtë moshë kanë rrezik të madh, por Janet ishte më e vendosur se kurrë. "Isha më se e vendosur. Asgjë nuk mund të më kthente pas. Doja me gjithë shpirt të dukesha më e re. Kjo ishte ëndrra ime më e madhe". Dhe kështu, shtatorin e kaluar ajo u nis e vetme për në Kroaci e fillimisht iu nënshtrua një operacioni prej 2 orësh me anestezi lokale në hundë dhe sy. "Kisha pak frikë, por jo aq sa të ndalesha. E lashë besimin tim në duart e tyre. Nuk ishte ndonjë gjë e këndshme, por më duhej ta bëja". Ajo u kthye në shtëpi një javë më vonë, e ënjtur dhe e fashuar, por entuziaste, pasi mjekët i kishin treguar se do t‘i shihte rezultatet e operacionit disa muaj më vonë, pasi të hiqte fashot dhe ënjtja të ishte larguar. "Ndihesha shumë mirë. Ishte kjo gjëja për të cilën kisha kaq shumë kohë që prisja", tregon. Por, duheshin të tjera ndërhyrje për ta çuar deri në fund projektin e saj. "E dija që buzët e mia ishin shumë të holla, ndaj vendosa t‘i fryja ato me një sërë injeksionesh që më kushtuan më shumë se 300 paund, por më lanë të kënaqur". Pastaj Janet shkoi në një sallon bukurie në vend, leu flokët biondë dhe i bëri zgjatje artificiale, ndërsa në fund ndërroi gardërobën. U bë tamam kloni i vajzës së saj. "Herën e parë që ne shkuam në një lokal në vend, u kthyem në qendër të vëmendjes. Gjatë gjithë mbrëmjes njerëzit pyesnin nëse ishim motra. Të dyja na pëlqente të ishim në qendër të vëmendjes", thotë Janet plot krenari.
Më pëlqen që dukemi njëlloj
Nganjëherë disa mendojnë se vajza është motra e madhe e së ëmës. "Nuk ka lidhje me faktin se dukem më e vjetër se sa jam, por sepse mami duket jashtëzakonisht e re për moshën që ka. Ajo duket më e mirë se Madonna në vitet 1950. Njerëzit më pyesin nëse e kam problem që ajo ngjan kaq shumë me mua, por unë i them se jam vetëm krenare, jam e vetmja që e ndihmoj me flokët dhe veshjet. Si mund ta akuzoj time më se më ka vjedhur lukun, kur ajo më ka bërë kështu", tregon vajza. "Për momentin më pëlqen që dukemi njësoj, ne jemi më afër se kurrë dhe ajo është motra që unë nuk kam pasur kurrë". Për më tepër të dyja tregojnë se nuk janë xheloze për bukurinë e njëra-tjetrës. "Meshkujt më komplimentojnë aq shumë, sa komplimentojnë edhe mamin. Përse duhet të jem xheloze"?