Shqipëria i besohet Sreçko Katanec?!
Pas largimit të Ari Han nga
stoli i përfaqësueses shqiptare,
në Federatën Shqiptare
të Futbollit ka filluar zyrtarisht
"gjuetia" për trajnerin e ri. Alternativat
për zëvendësimin e
holandezit janë të shumta dhe në
"qeverinë" e sportit më popullor
në vend kanë mbërritur CV nga
gjysma e botës. Nuk mungojnë
emrat e njohur, Skala, Malezani
apo Fasheti, por kuotat më të larta
i ka gjithmonë ai: Sreçko Katanec.
Trajneri është i disponueshëm
prej afro dy javësh, pasi dha
dorëheqjen nga Kombëtarja e
Maqedonisë. 45-vjeçari, ish-lojtar
i Jugosllavisë dhe Sllovenisë,
ka shkëlqyer si futbollist (duke
milituar me klube si Dinamo e
Zagrebit, Partizani e Beogradit,
Shtutgart e Sampdoria: me këta
të fundit ka fituar një titull në
Serinë A dhe ka arritur në fi nalen
e Champions), e tashmë shihet
si një prej trajnerëve të rinj më
të talentuar në qarkullim. Emri i
tij ndodhej në listën "e vogël" me
20 trajnerë, nga 40-50 të tillë që i
janë paraqitur Komitetit Ekzekutiv
në FSHF. Në harkun e pak ditëve,
anëtarët e organit vendimmarrës
në futbollin shqiptar do të
takohen sërish, për të zgjedhur
kandidatët potencialë. Në fund,
do të mbeten 4-5 kandidatë dhe
"i përzgjedhuri" do të jetë ai që
i përshtatet më mirë kushteve të
federatës.
Trajneri
Katanec është i favorizuar edhe
pse konkurron kundër emrave të
njohur në arenën ndërkombëtare.
Madje, fakti që nuk ka shumë
eksperiencë në karrierën si trajner,
duket se do të jetë avantazhi
i tij kryesor. Kjo, sepse këtë herë
krerët e futbollit kanë vendosur të
shkojnë "kundër rrymës": personi
të cilit do t‘i besohet stoli kuqezi
duhet të jetë i ri dhe shumë ambicioz.
Kritere që slloveni i plotëson
më së miri, duke shtuar këtu edhe
aftësitë në drejtimin e skuadrave
dhe punën e mirë që ka bërë në
krye të Maqedonisë. Gjithsesi, ai
duhet t‘u përshtatet kushteve që
kërkohen për trajnerin e ri. Për
herë të parë do të kërkohet angazhim
maksimal ndaj Kombëtares
shqiptare dhe jo një trajner "parttime",
që pjesën më të madhe të
kohës e kalon në shtëpi. Kontrata
nuk do të jetë më vetëm për një
edicion (dy vjet kalendarikë),
sepse puna do të startojë që prej
ndeshjes eliminatore me Portugalinë,
më 6 qershor. Me tri
ndeshjet e mbetura në Grupin 1
të Botërorit 2010 dhe miqësoreve,
trajneri do të ketë në dispozicion
rreth tetë ndeshje për të përgatitur
skuadrën për eliminatoret e Euro
2012. Edhe kjo nuk kishte ndodhur
asnjëherë deri më tani.
Kandidatët
Teknikë italianë, anglezë,
spanjollë, portugezë, sllavë, rumunë,
madje edhe nga Amerika
Latine, janë shprehur të gatshëm
të drejtojnë Shqipërinë. CV-të
janë dërguar nëpërmjet menaxherëve,
ndërkohë që një pjesë
janë pothuajse të panjohur.
Gjithsesi, emrat "bombastikë"
në listë janë të përhershmit që
diskutohen sa herë stoli i Kombëtares
mbetet i boshatisur.
Duke fi lluar nga italianët Alberto
Malezani, Euxhenio Fasheti e
Nevio Skala, apo edhe rumunët
Angel Iordanesku e George Haxhi.
Pas Katanec, si kandidatë të
fortë shihen Skala e Iordanesku.
"Sot (dje) shqyrtuam një për një
të gjithë emrat e kandidatëve dhe
anëtarët e Ekzekutivit do të kenë
disa ditë në dispozicion për t‘i
studiuar. Do të mblidhemi sërish
për të zgjedhur 4-5 prej tyre. Në
këtë mënyrë do të ngushtojmë
rrethin e trajnerëve, që më pas
të zgjedhim drejtuesin e ri të
stolit", konfi rmoi zv/presidenti
i FSHF-së, Bujar Kasmi.
stoli i përfaqësueses shqiptare,
në Federatën Shqiptare
të Futbollit ka filluar zyrtarisht
"gjuetia" për trajnerin e ri. Alternativat
për zëvendësimin e
holandezit janë të shumta dhe në
"qeverinë" e sportit më popullor
në vend kanë mbërritur CV nga
gjysma e botës. Nuk mungojnë
emrat e njohur, Skala, Malezani
apo Fasheti, por kuotat më të larta
i ka gjithmonë ai: Sreçko Katanec.
Trajneri është i disponueshëm
prej afro dy javësh, pasi dha
dorëheqjen nga Kombëtarja e
Maqedonisë. 45-vjeçari, ish-lojtar
i Jugosllavisë dhe Sllovenisë,
ka shkëlqyer si futbollist (duke
milituar me klube si Dinamo e
Zagrebit, Partizani e Beogradit,
Shtutgart e Sampdoria: me këta
të fundit ka fituar një titull në
Serinë A dhe ka arritur në fi nalen
e Champions), e tashmë shihet
si një prej trajnerëve të rinj më
të talentuar në qarkullim. Emri i
tij ndodhej në listën "e vogël" me
20 trajnerë, nga 40-50 të tillë që i
janë paraqitur Komitetit Ekzekutiv
në FSHF. Në harkun e pak ditëve,
anëtarët e organit vendimmarrës
në futbollin shqiptar do të
takohen sërish, për të zgjedhur
kandidatët potencialë. Në fund,
do të mbeten 4-5 kandidatë dhe
"i përzgjedhuri" do të jetë ai që
i përshtatet më mirë kushteve të
federatës.
Trajneri
Katanec është i favorizuar edhe
pse konkurron kundër emrave të
njohur në arenën ndërkombëtare.
Madje, fakti që nuk ka shumë
eksperiencë në karrierën si trajner,
duket se do të jetë avantazhi
i tij kryesor. Kjo, sepse këtë herë
krerët e futbollit kanë vendosur të
shkojnë "kundër rrymës": personi
të cilit do t‘i besohet stoli kuqezi
duhet të jetë i ri dhe shumë ambicioz.
Kritere që slloveni i plotëson
më së miri, duke shtuar këtu edhe
aftësitë në drejtimin e skuadrave
dhe punën e mirë që ka bërë në
krye të Maqedonisë. Gjithsesi, ai
duhet t‘u përshtatet kushteve që
kërkohen për trajnerin e ri. Për
herë të parë do të kërkohet angazhim
maksimal ndaj Kombëtares
shqiptare dhe jo një trajner "parttime",
që pjesën më të madhe të
kohës e kalon në shtëpi. Kontrata
nuk do të jetë më vetëm për një
edicion (dy vjet kalendarikë),
sepse puna do të startojë që prej
ndeshjes eliminatore me Portugalinë,
më 6 qershor. Me tri
ndeshjet e mbetura në Grupin 1
të Botërorit 2010 dhe miqësoreve,
trajneri do të ketë në dispozicion
rreth tetë ndeshje për të përgatitur
skuadrën për eliminatoret e Euro
2012. Edhe kjo nuk kishte ndodhur
asnjëherë deri më tani.
Kandidatët
Teknikë italianë, anglezë,
spanjollë, portugezë, sllavë, rumunë,
madje edhe nga Amerika
Latine, janë shprehur të gatshëm
të drejtojnë Shqipërinë. CV-të
janë dërguar nëpërmjet menaxherëve,
ndërkohë që një pjesë
janë pothuajse të panjohur.
Gjithsesi, emrat "bombastikë"
në listë janë të përhershmit që
diskutohen sa herë stoli i Kombëtares
mbetet i boshatisur.
Duke fi lluar nga italianët Alberto
Malezani, Euxhenio Fasheti e
Nevio Skala, apo edhe rumunët
Angel Iordanesku e George Haxhi.
Pas Katanec, si kandidatë të
fortë shihen Skala e Iordanesku.
"Sot (dje) shqyrtuam një për një
të gjithë emrat e kandidatëve dhe
anëtarët e Ekzekutivit do të kenë
disa ditë në dispozicion për t‘i
studiuar. Do të mblidhemi sërish
për të zgjedhur 4-5 prej tyre. Në
këtë mënyrë do të ngushtojmë
rrethin e trajnerëve, që më pas
të zgjedhim drejtuesin e ri të
stolit", konfi rmoi zv/presidenti
i FSHF-së, Bujar Kasmi.