E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenek provokon sërish Italinë

"E dinim se italianët luanin për barazim. E kishin thënë midis lojtarëve". Kjo është shigjeta e fundit e kryetrajnerit të Francës, Rajmond Domenek. Provokimi i ri ndaj Italisë i teknikut transalpin u publikua në gazetën sportive italiane "Gazzetta dello sport" dhe i referohej barazimit 0-0 në ndeshjen e fundit midis dy ekipeve në kualifikueset e Euro 2008, të luajtur në Milano, më 8 shtator. Gjatë kësaj ndeshje, Domenek ishte i pezulluar dhe e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Dy ekipet kanë rënë sërish në finalet e Euro 2008 së bashku edhe me Holandën e Rumaninë.
Trajneri i Italisë, Roberto Donadoni, nuk dëshiroi të binte pre e provokimit të homologurt të tij. "Ai (Domenek) nuk humbet rastin për të thënë të tilla gjëra, dhe unë nuk e humbas rasti për të mos e komentuar. Nuk më bën më përshtypje. Nuk kam aspak qëllim të ushqej gjëra të tilla diskutime".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›