E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana: Mançester Junajtid do ta fitojë Champions-in në këtë sezon

Për Lorik Canën, futbollisti shqiptar i Olimpikut
të Marsejës, do të jetë Mançester Junajtid
skuadra që do ta fi tojë për të dytin vit radhazi
titullin e kampionit të Evropës (Champions
League). Një gjë të tillë ai e ka bërë publike në
faqen e zyrtare të klubit, ku u është përgjigjur
"online" disa prej pyetjeve të fansave të Marsejës.
"Sipas mendimit tim, Mançester Junajtid do ta
fi tojë sërish Champions League, iu përgjigj kapiteni
shqiptar pyetjes së "Nicozo82". Po ashtu, Cana
ka dhënë shpjegime edhe në lidhje me ecurinë e
Shqipërisë, apo të ardhmen e një kombëtareje
të mundshme të Kosovës. "Me Shqipërinë nuk
kemi më shanse të shkojmë në Botërorin 2010,
sqaroi Cana pyetjen e ‘Pauline86‘. U nisëm mirë
në grupin tonë, por pësuam 3 humbje radhazi.
Nuk kam pasur mundësi të luaj rregullisht. Do
të jem i pezulluar për ndeshjen e ardhshme ndaj
Danimarkës. Nuk është e lehtë në një grup me
Portugalinë, Suedinë, Danimarkën. Synojmë të
mbledhim maksimumin e pikëve". Ndërkohë
që, kur i është kërkuar në e tërheq ideja për një
kombëtare të Kosovës, mesfushori 25-vjeçar ka
theksuar: "Personalisht unë ndjehem tërësisht
shqiptar. Kosova është me 90 për qind të popullsisë
shqiptare, ndaj ne ndihemi shqiptarë para së
gjithash. Për ne, ekipi kombëtar është Shqipëria,
ndaj nuk e vrasim mendjen më shumë se kaq".
Zhgënjimi më i madh për kapitenin shqiptar në
këtë sezon ka qenë eliminimin nga Champions
dhe më pas në çerekfi nale nga Kupa UEFA, ndërsa
gëzimi më i madh ende nuk ka ardhur: "Ai është
titulli kampion. Shpresoj vërtet të përjetoj një
gëzim të madh në fund të sezonit. Nuk e kemi
fi tuar akoma, por ne do të bëjmë gjithçka". Një
tjetër përgjigje interesante shqiptari e ka dhënë
për pyetjen në lidhje me të ardhmen e karrierës së
tij. "Nëse një ditë do të duhet të vazhdonit karrierën
jashtë Francës, ku do të preferonit: në Spanjë,
Itali, Angli ose Gjermani? "Anglia dhe Gjermania
kanë kampionatet më tërheqëse për momentin.
Luajnë në futboll vërtetë zbavitës".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›