E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani: Dëshiroj të qëndroj këtu

Iftuar në emisionin "Sotto l‘Erba", në studiot e
"TeleRadio del Mediterraneo", Saimir Ujkani ka folur
për stërvitjen në Itali, vendin që cilësohet si shkolla
më e mirë për portierët. 20-vjeçari deklaroi: "Këtu te
Palermo po mësoj shumë. Në Itali gjërat funksionojnë
ndryshe, edhe nëse nuk luan, ke shansin të rritesh. Kur
u transferova nga Anderlehti, ndryshova gjithë metodën
e punës dhe më duhet ta pranoj se katër muajt e parë
ishin vërtet të vështirë. Por, tani gjithçka po ecën për
mrekulli. Kam edhe tre vjet kontratë dhe dëshiroj të
qëndroj në Sicili, pasi ndihem mirë në rolin që kam".
"Gardiani" titullar, Amelia, vazhdon të jetë i dëmtuar
dhe pas debutimit me Milanin, Ujkani ka shansin të
aktivizohet si titullar kundër Kaljarit. "A do të luaj? Nuk
e di, Amelia po përmirësohet. Kjo do të vendoset më
vonë. Personalisht jam gjithmonë i gatshëm kur më
thërrasin në apel, gjithmonë stërvitem sikur do të zbres
në fushë, shpjegoi ai. Ndeshjet e mbetura janë shumë
të rëndësishme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›