E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, orët e fundit për përgjigjen e Ivankoviç

Shqipëria pret përgjigjen
e Branko Ivankoviç. Në
harkun e pak orëve, trajneri
që shihet si kandidati kryesor për
të marrë drejtimin e Kombëtares
kuqezi, do t‘u komunikojë drejtuesve
të FSHF-së vendimin e
tij. "Takimet me kandidatët për
t‘u emëruar në postin e mbetur
bosh pas largimit të holandezit
Ari Han kanë përfunduar. Tashmë
priten negociatat e fundit për të
përcaktuar trajnerin e ri", pohuan
burime pranë institucionit
që drejton futbollin në vend.
"Një prej alternativave kryesore
është Ivankoviç, pavarësisht se
ai është takuar edhe me Federatën
Maqedonase. Pas bisedës
së mesjavës (të mërkurën, kroati
55-vjeçar ndoqi sfi dën e Kupës,
Tirana-Vllaznia, e më pas darkoi
me presidentin Duka), u ra dakord
që palët do të fl isnin sërish
në harkun e 2-3 ditëve. Afati i
përcaktuar po përfundon dhe
shumë shpejt do të mësohet nëse
ish-trajneri i Iranit e Dinamos së
Zagrebit do të punojë me Kombëtaren
shqiptare apo jo".
Në anën tjetër, pasi ka përfunduar
turin e takimeve, Ivankoviç
shprehet i qetë. Ai ka hedhur
poshtë akordin me Maqedoninë,
për të zëvendësuar Sreçko Katanec,
duke nënvijëzuar se ende
nuk ka vendosur për të ardhmen.
"Është e vërtetë që kam pasur
negociata me Shqipërinë dhe
Maqedoninë. Jam një kandidat
serioz për të drejtuar të dyja këto
skuadra, por nuk kam marrë
asnjë vendim përfundimtar. Pas
diskutimeve paraprake, tashmë
u takon federatave të këtyre
vendeve të zgjedhin nëse pranojnë
kushtet e mia. Nëse ajo që
kam kërkuar do të plotësohet,
atëherë...", deklaroi Ivankoviç.
Më tej, ai shprehu kënaqësinë për
interesimin nga dy përfaqësueset
ballkanase, gjithsesi theksoi se
preferon më shumë punën në
klube. "Opsionet për emërimin
te Shqipëria ose te Maqedonia
janë ende të vlefshme. Duhet të
presim dhe të shohim se çfarë
do të ndodhë, por mund të them
se më pëlqen më shumë të punoj
në ndonjë klub, rrëfeu trajneri.
Absolutisht që është nder të jesh
trajner i skuadrave evropiane, por
jo çfarëdo ekipi. Ata vlerësuan
profesionalizmin, seriozitetin
dhe punën time. Bisedova me
krerët e federatave përkatëse, ku
u paraqitën kushtet dhe objektivat
e secilit. Më tej do të jemi
në gjendje të përcaktojmë nëse
bashkëpunimi është i mundur
apo jo". Klubet që interesohen
për Ivankoviç militojnë në liga
prestigjioze në "kontinentin e
vjetër". Oferta për shërbimet e
tij kanë ardhur nga Greqia, Rusia
e Gjermania. "Më duhet të
pranoj se jam habitur disi prej
faktit se emri im përfl itet në mjaft
skuadra, të cilat kanë kohë që e
ndjekin punën time. Ofertat janë
nga klubet lindore, por edhe evropiane.
Gjithsesi, nuk do të ishte
me vend të zbuloja emrat, pasi
në këto kampionate nuk është
mbyllur edicioni futbollistik",
përfundoi kroati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›