E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy gra kërkojnë mbrojtje nga burrat në polici

Dy gra janë vënë nën mbrojtjen e policisë, për shkak
të dhunës në familje. Burime zyrtare nga Policia e
Tiranës thanë se, dy ditë më parë në orën 11:00, është
plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes
së menjëhershme për Rozeta Popin, 38 vjeçe, pasi vëllai i saj,
Sokol Popi, 50 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Por pak
më vonë, në orën 15:00, policia ka plotësuar kërkesë-padinë
për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Tefta
Xhepan, 43 vjeçe. Ky urdhër është dhënë pasi bashkëshorti
i saj, Ismail Xhepa, 45 vjeç, me arsim 8 klasë, ka ushtruar dhunë
fizike ndaj 43-vjeçares. Policia tha se pas lëshimit të urdhrit
çështjet kanë kaluar në Gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›