E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Erdhët si miq, nuk u trajtuat si të tillë"

Federata Shqiptare e Futbollit i ka
kërkuar zyrtarisht falje homologes
italiane dhe treshes së gjyqtarëve,
të cilët ishin në qendër të agresionit
në fushën e Peqinit. Pas kërkesës
së Flamurtarit, që gjysmëfinalja e
kthimit me Shkumbinin të arbitrohej nga
"bilbila" të huaj, institucioni që drejton
sportin në vend iu drejtua për ndihmë
FIGC, e cila dërgoi në vendin tonë
kryesorin e Serisë A, Gabriele Gava dhe
dy asistentët, Xhanluka Kariolato dhe
Xhanantonio Puxhoto. "Dëshirojmë të
falënderojmë treshen e gjyqtarëve që u
tregua e gatshme të vinte në Shqipëri
për të drejtuar ndeshjen e një aktiviteti
zyrtar", citohej në faksin e dërguar përtej
Adriatikut. "Ata erdhën në vendin tonë
si miq, por nuk u trajtuan si të tillë. Ju
kërkojmë ndjesë për atë që ndodhi dhe
për sjelljen e tifozëve, të cilët u bënë
protagonistë të veprimeve që nuk kanë
lidhje me futbollin. Duke shpresuar
se kjo që ndodhi nuk do të ndikojë në
marrëdhëniet mes dy federatave, ju
shprehim me bindje se incidente të tilla
nuk do të përsëriten më". Lajmi për
goditjen me gurë të gjyqtarëve italianë
nga tifozët peqinas ka bërë bujë në Itali.
Mediat vendase shkruanin: "Ndeshja
u ndërpre 10 minuta përpara fundit,
për shkak të goditjeve me gurë nga
tifozët ultras: më keq e pësoi vijërojtësi
Puxhoto, i cili u godit në shpinë nga
një copë betoni dhe u bë viktimë e
agresionit të një zyrtari të skuadrës
vendase, Shkumbini. Fillimisht ai e ofendoi
anësorin, ndërsa më pas e sulmoi fi zikisht,
duke e shtyrë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›