Evropë, demonstrata e protesta për 1 Maj
Kriza botërore ka qenë një
arsye e fortë ndër të tjera për
të nxjerrë në sheshin e protestës
shumë njerëz dje me rastin
e 1 Majit, ditës ndërkombëtare të
punëtorëve. Kryesisht kanë protestuar
të rinjtë dhe epiqendra kanë
qenë metropolet më të mëdha
të Evropës. Në Berlin, përleshjet
e demonstruesve me policinë
nisën që në 30 në darkë me djegien
e makinave dhe kazanëve
të plehrave. Ndërkohë, turmës
së natës iu shtuan të rinj të tjerë
mëngjesin e djeshëm. Një pjesë
e tyre ishin veshur si anarkistë.
Dukej se protestuesit kishin në
plan që të qëndronin edhe një
tjetër natë jashtë nëpër rrugët e
kryeqytetit e ndoshta të kalonin
gjithë fundjavën me protesta e
akte të dhunshme. Deri dje në
darkë, forcat e policisë arrestuan
100 persona, që me shumë gjasë
do të lirohen javën e ardhshme.
Për policinë ishte e vështirë që të
ndalte vrullin e demonstruesve.
Në Francë ish-kryeministri Domenik
de Vilpen paralajmëroi për
krijimin e një atmosfere pararevolucionare,
ndërkohë që sindikata
të ndryshme u organizuan për të
mbajtur në të gjithë vendin tubime
paqësore. Edhe pse numri i pjesëmarrësve
në to ka qenë më i vogël
nga sa parashikohej, protestat
kanë qenë të ashpra dhe u drejtuan
kundër politikave ekonomike
të Presidentit Sarkozi që po e
vështirësonin edhe më recesionin
në Francë. Sipas burimeve të policisë,
në protestën pariziene morën
pjesë rreth 160 mijë vetë. Në të
morën pjesë edhe liderë të Partisë
Socialiste që zakonisht qëndrojnë
jashtë organizimeve të sindikatave.
Këtë vit, dallimi i demonstratave
nga vitet e tjera ishte që turmat e
njerëzve ishin shumë më të acaruara
dhe më të inatosura dhe më
shumë se një manifestim gjithçka
ngjante me një protestë. Recesioni
që është bërë tashmë një fenomen
global ka qenë promotori i tyre.
Në Spanjë në Madrid, Malaga dhe
Barcelonë dolën në rrugë rreth 40
mijë vetë dhe madje pati thirrje
nga liderët e sindikatave për organizmin
e një greve të përgjithshme
javës së ardhshme. Në Gjermani,
ku është parashikuar që ekonomia
të pësojë një tkurrje prej 6% këtë
vit dhe papunësia të rritet me 1.5
milionë, inati i njerëzve ka qenë
gjithashtu pjesë e demonstratave.
Shumë e ashpër ka qenë situata
në Turqi ku vrulli i demonstruesve
është ndalur nga gazi lotsjellës dhe
pompat e ujit. Sipas një zëdhënësi
të policisë në Stamboll, 68 demonstrues
u burgosën dhe 11 të tjerë u
plagosën. Në demonstrata të tilla,
zakonisht me policinë përplasen
leftistët dhe kurdët, por këtë herë
kanë qenë edhe punëtorët turq.
Qeveria vetëm këtë vit shpalli ditën
e punëtorëve një festë kombëtare,
pas kërkesës së vazhdueshme të
sindikatave. Turqia është në një
situatë të vështirë. Thuajse një në
çdo tre të rinj është i papunë dhe
qeveria u druhet shumë shpërthimit
të trazirave sociale dhe rritjes
së tensioneve etnike. Së fundi,
sindikatat janë bërë goxha të fuqishme.
arsye e fortë ndër të tjera për
të nxjerrë në sheshin e protestës
shumë njerëz dje me rastin
e 1 Majit, ditës ndërkombëtare të
punëtorëve. Kryesisht kanë protestuar
të rinjtë dhe epiqendra kanë
qenë metropolet më të mëdha
të Evropës. Në Berlin, përleshjet
e demonstruesve me policinë
nisën që në 30 në darkë me djegien
e makinave dhe kazanëve
të plehrave. Ndërkohë, turmës
së natës iu shtuan të rinj të tjerë
mëngjesin e djeshëm. Një pjesë
e tyre ishin veshur si anarkistë.
Dukej se protestuesit kishin në
plan që të qëndronin edhe një
tjetër natë jashtë nëpër rrugët e
kryeqytetit e ndoshta të kalonin
gjithë fundjavën me protesta e
akte të dhunshme. Deri dje në
darkë, forcat e policisë arrestuan
100 persona, që me shumë gjasë
do të lirohen javën e ardhshme.
Për policinë ishte e vështirë që të
ndalte vrullin e demonstruesve.
Në Francë ish-kryeministri Domenik
de Vilpen paralajmëroi për
krijimin e një atmosfere pararevolucionare,
ndërkohë që sindikata
të ndryshme u organizuan për të
mbajtur në të gjithë vendin tubime
paqësore. Edhe pse numri i pjesëmarrësve
në to ka qenë më i vogël
nga sa parashikohej, protestat
kanë qenë të ashpra dhe u drejtuan
kundër politikave ekonomike
të Presidentit Sarkozi që po e
vështirësonin edhe më recesionin
në Francë. Sipas burimeve të policisë,
në protestën pariziene morën
pjesë rreth 160 mijë vetë. Në të
morën pjesë edhe liderë të Partisë
Socialiste që zakonisht qëndrojnë
jashtë organizimeve të sindikatave.
Këtë vit, dallimi i demonstratave
nga vitet e tjera ishte që turmat e
njerëzve ishin shumë më të acaruara
dhe më të inatosura dhe më
shumë se një manifestim gjithçka
ngjante me një protestë. Recesioni
që është bërë tashmë një fenomen
global ka qenë promotori i tyre.
Në Spanjë në Madrid, Malaga dhe
Barcelonë dolën në rrugë rreth 40
mijë vetë dhe madje pati thirrje
nga liderët e sindikatave për organizmin
e një greve të përgjithshme
javës së ardhshme. Në Gjermani,
ku është parashikuar që ekonomia
të pësojë një tkurrje prej 6% këtë
vit dhe papunësia të rritet me 1.5
milionë, inati i njerëzve ka qenë
gjithashtu pjesë e demonstratave.
Shumë e ashpër ka qenë situata
në Turqi ku vrulli i demonstruesve
është ndalur nga gazi lotsjellës dhe
pompat e ujit. Sipas një zëdhënësi
të policisë në Stamboll, 68 demonstrues
u burgosën dhe 11 të tjerë u
plagosën. Në demonstrata të tilla,
zakonisht me policinë përplasen
leftistët dhe kurdët, por këtë herë
kanë qenë edhe punëtorët turq.
Qeveria vetëm këtë vit shpalli ditën
e punëtorëve një festë kombëtare,
pas kërkesës së vazhdueshme të
sindikatave. Turqia është në një
situatë të vështirë. Thuajse një në
çdo tre të rinj është i papunë dhe
qeveria u druhet shumë shpërthimit
të trazirave sociale dhe rritjes
së tensioneve etnike. Së fundi,
sindikatat janë bërë goxha të fuqishme.