Meksika, 5 ditë e izoluar në "karantinë" për shkak të virusit
Për Meksikën, situata gripale
është shndërruar tashmë
në një ndalim të veprimtarive
kryesore ekonomike në vend. Që
dje, vendi ka nisur një 5 ditësh
ndalim të veprimtarive kryesore
ekonomike në një përpjekje për
të reduktuar përhapjen e gripit
të derrave. Shërbimet kryesore
dhe jo të domosdoshme qeveritare
janë mbyllur dhe madje
edhe demonstratat tradicionale
të 1 majit nuk janë organizuar
duke qenë se tashmë çdo tubim
konsiderohet si një potencial
për t‘u infektuar. Sipas zyrtarëve
meksikanë, përhapja e virusit
ka shkaktuar 160 vdekje, por
ndërkohë ajo është ngadalësuar,
edhe pse situata ndodhet në
alert nga organet e shëndetësisë.
Dje është konfirmuar edhe
rasti i parë me gripin e derrave
në Kinë që e ka çuar numrin e
vendeve në të cilat është identifikuar
virusi në 14. Por deri më
tani nuk është identifikuar asnjë
rast vdekjeje jashtë Meksikës
përveç atij të djalit 23 muajsh
që ndërroi jetë në Teksas pas
një udhëtimi nga vendi fqinj.
Për sa i përket ditës së djeshme,
niveli i emergjencës i Organizatës
Botërore të Shëndetësisë
ka vazhduar të mbetet 5, pasi
nuk shihet ndonjë përkeqësim
i mëtejshëm i situatës. Për sa i
përket Meksikës, e gjithë fundjava
do të jetë e qetë dhe e heshtur.
Madje, edhe disa fabrika do të
ndalojnë prodhimin, ndërkohë
që banorët janë paralajmëruar
të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Tashmë qeveria po llogarit edhe
dëmet ekonomike të pësuara
nga virusi, të cilat pritet të jenë
më të mëdha gjatë stinës turistike,
pasi zor se ndonjë person
do të dojë të kalojë pushimet në
një vend nga i cili mund të mos
kthehet gjallë. Numri i personave
të konfirmuar me virus në
këtë vend është 300. Disa vende
të ndryshme të botës kanë
kufizuar shumë fluturimet me
Meksikën, por ende asnjëri prej
tyre, përfshi edhe vendet e BEsë
e veçanërisht Francën, nuk
kanë vendosur që të ndalojnë
krejtësisht fluturimet.
është shndërruar tashmë
në një ndalim të veprimtarive
kryesore ekonomike në vend. Që
dje, vendi ka nisur një 5 ditësh
ndalim të veprimtarive kryesore
ekonomike në një përpjekje për
të reduktuar përhapjen e gripit
të derrave. Shërbimet kryesore
dhe jo të domosdoshme qeveritare
janë mbyllur dhe madje
edhe demonstratat tradicionale
të 1 majit nuk janë organizuar
duke qenë se tashmë çdo tubim
konsiderohet si një potencial
për t‘u infektuar. Sipas zyrtarëve
meksikanë, përhapja e virusit
ka shkaktuar 160 vdekje, por
ndërkohë ajo është ngadalësuar,
edhe pse situata ndodhet në
alert nga organet e shëndetësisë.
Dje është konfirmuar edhe
rasti i parë me gripin e derrave
në Kinë që e ka çuar numrin e
vendeve në të cilat është identifikuar
virusi në 14. Por deri më
tani nuk është identifikuar asnjë
rast vdekjeje jashtë Meksikës
përveç atij të djalit 23 muajsh
që ndërroi jetë në Teksas pas
një udhëtimi nga vendi fqinj.
Për sa i përket ditës së djeshme,
niveli i emergjencës i Organizatës
Botërore të Shëndetësisë
ka vazhduar të mbetet 5, pasi
nuk shihet ndonjë përkeqësim
i mëtejshëm i situatës. Për sa i
përket Meksikës, e gjithë fundjava
do të jetë e qetë dhe e heshtur.
Madje, edhe disa fabrika do të
ndalojnë prodhimin, ndërkohë
që banorët janë paralajmëruar
të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Tashmë qeveria po llogarit edhe
dëmet ekonomike të pësuara
nga virusi, të cilat pritet të jenë
më të mëdha gjatë stinës turistike,
pasi zor se ndonjë person
do të dojë të kalojë pushimet në
një vend nga i cili mund të mos
kthehet gjallë. Numri i personave
të konfirmuar me virus në
këtë vend është 300. Disa vende
të ndryshme të botës kanë
kufizuar shumë fluturimet me
Meksikën, por ende asnjëri prej
tyre, përfshi edhe vendet e BEsë
e veçanërisht Francën, nuk
kanë vendosur që të ndalojnë
krejtësisht fluturimet.