Cana: Publiku nuk na ka falur akoma

Për mesfushori shqiptar të Olimpik Marsejës, Lorik Cana, prezenca e Hatem Ben Arfa ka qenë rezultative në ndeshjen ndaj Saint-Etien.
“Sa herë që ai kishte topin, vërshëllimat nuk mungonin. U tregua shumë luftarak. I kërkova të mbante këtë ritëm deri në fund, në ndihmë të skuadrës. Mendoj se kjo ishte përgjigjja më e mirë që mund të jepte, edhe pse publiku ende nuk na ka falur. Nëse kjo tendencë vazhdon dhe me këtë mentalitet, falja do të vijë”, siguron Cana.