Radcliffe, e para ne maratonen e New Jork

Paula Radcliffe ka mbrojtur me sukses vendin e parë në Maratonën e New Jorkut ku edhe këtë fundjavë arriti të fitojë duke ndalur kronometrin në 2 orë, 23 minuta e 56 sekonda.
Në vendin e dytë u rendit rusja Ludmila Petrova, fituesja e maratonës në vitin 2000. Ajo e ndaloi rreth 2 minuta pas vendit të parë.
Kjo fitore i rrit ndjeshëm moralin atletes britanike e cila në maratonën e Lojrave Olimpike Pekin 2008 u rendit vetëm në vendin e 23-të.
Ndërkohë për meshkuj fituesi ishte braziliani Gomez dos Santos, fituesi i kësaj maratone në vitin 2006. Vetëm në miljen e fundit ai ka marrë kryesimin e garës duke ndalur në finish kronometrin në 2orë e 8 minuta e 43 sekonda.