Cana: "Tani radha e fitores me Porton"

Eksluzive Nga Arben Shemili
Olimpik Marseje ka korrur nje fitore historike te merkuren ne Anfield kundra Liperpulit, i pamposhtur nga ekipet franceze. Ishte pikerisht Marseja qe konsiderohet si mace e zeze per Redsat, e cila kishte arritur te merrte nje barazim 1-1 ne vitin 2004 ne kupen uefa dhe mbremjen e se merkures arrin ti mposhte duke i mundur 0-1, kesaj here ne Champions Lige. Keto dite mediat dhe opinioni sportiv ka qene i fokusuar tek kapiteni i Marsejes dhe zv.kapiteni i kombetares tone Lorik Cana, duke qene se eshte i vetmi shqiptar qe aktivizohet ne formacionin e nje skuadre e cila ben pjese ne nje kompeticion kaq te rendesishem. Ne i telefonuam Canes ne momentin kur autobusi i Marsejes po udhetonte drejt "Liverpool John Lennon Airport" - Lorik, urime per fitoren. - Faleminderit! - Paska qene vertet fatsjellese prerja e flokeve perpara ndeshjes! - (Qesh…) po vertete. Ne fakt shumepak e mendonin kete fitore te Marsejes por me thene te drejten une kisha besim megjithese nuk ju deklarova juve ne intervisten perpara ndeshjes se ndoshta mund te ma merrnit per eufori, po ju thashe qe do te marrim nje rezultat pozitiv dhe me pozitiv se ky nuk ka. - Cfare detyrash ju kishte dhene Gerets? - Ne fakt ne kemi punuar shume taktikisht, ai i kushton shume vemendje kesaj pjese ne stervitje, gjithashtu ka folur me mua dhe tre lojtare te tjere tek te cilet ka besim. Me porositi duke me thene: ti je kapiten i skuadres dhe duhet ti flasesh lojtareve duke i dhene kurajo vazhdimisht qe ato mos ta ndjejne presionin. Gjithashtu me porositi qe te jem shume i kujdesshem perpara zones duke ditur qe ata kane lojtare qe gjuajne shume mire, si Gerard dhe une besoj se u tregova shume i kujdesshem, ne fund te ndeshjes trajneri me pergezoi per kete. - Si e festuat fitoren? - Ne hotelin ku ishim akomoduar erdhen 2000 tifoze qe na mbeshtesnin dhe festuam deri vone. Kemi marre shume telefonata urimi nga drejtues te larte te sportit dhe autoritetet e larta te Frances. Na thonin qe keni nderuar Francen. Tani duhet te marrim nje fitore me Porton ne shtepi dhe pastaj mund te quhemi pothuajse te kualifikuar, por per kete duhet te punojme shume. - Te shtunen keni ndeshje jashte fushes tuaj me St-Etienne, cili eshte objektivi? - Duhet te forcojme pozitat menjehere ne kampionat duke filluar qe nga kjo ndeshje. Them se do te fitojme patjeter. - Si komunikoni me Gerets dhe si jane maredheniet midis jush? - Gjuha e tij eshte flamishtja por merremi vesh shume mire ne frengjisht, maredheniet midis nesh jane shume te mira. - Jeni i pezulluar ne takimet e radhes te kombetares, do t'i ndiqni ato? - Patjeter, e vuaj shume qe nuk jam pjese e kipit dhe pres me padurim vendimin e UEFA-s duke shpresuar qe te me ulin denimin me nje ndeshje, por kete lajm do te ma jipni ju se ju e merrni vesh te paret. - Patjeter, Lorik edhe njehere ju falenderojme dhe ju urojme suksese te metejshme. - Faleminderit!