E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen Tirana, humbet 1-0 me Domzhalen

Tirana zhgënjeu në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në sytë e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric, kur humbi 1-0 në transfertë me kampionen e Sllovenisë, Domazhalen.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Jankovic, me një kryevepër nga 30 metra kur mposhti Isli Hidin e pafat në minutën e 45-të. 23-herë kampionët e Shqipërisë nuk paraqitën asgjë në “Sportni Park” (rreth 2000 shikues). Dyshja e sulmit Fortuzi-Abazaj nuk prodhuan asgjë, teksa tekniku Starova e zëvendësoi “Zogun” me Eldorado Merkocin në minutën e 70, minutë kur edhe Sefa i mesfushës i la vendin Bakallit.
Brezhic siluroi një predhë nga 35 metra dhe Isli Hidi u bë shpëtimtar i portës kur bllokoi dy herë gjuajtjet e Gorancic (72’) dhe Brezhic (82’). Starova hodhi në fushë edhe Erald Deliallisin në vend të Gentian Hajdarit. Erjon Xhafa për një faull ndaj shqiptarit të Donzhales , Plumb Jusufi dhe Sina për një tjetër faull u ndëshkuan me kartonë të verdhë.
I vetmi rast për Tiranën ishte ai minutës së 86’ kur Domzhale mund të kishte shkaktuar autogol. Ndeshja e kthimit do të luhet, më 25 korrik në “Qemal Stafa”. Tiranës i duhet mininalisht një fitore me dy gola diferencë. .

Ndeshja e pare:
DOMZhALE 1 - 0 TIRANA
Jankovic 45.
---------------------------------------
Nemec - Hidi
Elsner - Sina
Zhinko - Dede
Varga - Xhafa
Aljancic - Hajdari ***
Kirm - Mukaj
Brezič - Sefa **
Grabič *** - Capia
Juninho ** - K. Duro
Ljubijankic - Abazaj
Jankovic * - Fortuzi *
---------------------------------------
* 60./Dvorancic * 70./Merkoci
** 68./Jusufi ** 70./Bekali
*** 86./Peshkar *** 79./Deliallisi
2.000 shikues
Refer: Martin ATKINSON (Angli)

Image Hosted by ImageShack.us

Rezultet e ndeshjeve te para
Pobeda Prilep-Levadia Tallin (0-1)
Dudelange-Zilina (1-2)
Sheriff Tiraspol-Ranger (2-0)
Marsaxlokk-Sarajevo (0-6)
Domzale-Tirana (1-0)
Derry City-Pyunik (0-0)
Hafnarfjordur-Torshavn (4-1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›