Cana, dëmtimi në gju shtyn “100”-shen me Okserin

Lorik Cana mund të mos jetë pjesë e formacionit të Marsejës në ndeshjen që do të zhvillohet nesër kundër Okserit (ora 17:15). Mesfushori shqiptar vuan nga një dëmtim i lehtë në gju, dhe sipas francefootball.fr, është i pasigurt në formacion. "Ka shumë pak shanse që ai të luajë", saktësoi Albert Emon në faqen e klubit marsejez. Mame N'Diaye do të zëvendësojë mesfushorin e Kombëtares shqiptare në rast se ai nuk do të jetë në gjendje. Ndeshja kundër Okserit do të ishte edhe e 100-ta e Canës në Ligën e Parë të kampionatit francez.
Një tjetër lajm i keq për Canën është dhe pezullimi nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s për një ndeshje të Kupës UEFA, pas kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e parë kundër Young Boys në Bernë (3-3). Por "dëmin" më të madh e ka pësuar, Ronald Zubar me katër ndeshje.
Ja dhe formacioni i Marsejës në ndeshjen kundër Okserit;
Carrasso, Hamel - Beye, Cantareil, César, Civelli, Taiëo, Zubar - Cana (ose M. N'Diaye), Lamouchi, Nasri, Oruma, Ribéry - Bamogo, Maoulida, Niang, Pagis.
Dash Frashëri