E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania shpall lojtaret e huaj ne listën anti-Shqipëri

Trajneri i Rumanisë Viktor Piturka ka bërë të ditur listën e lojtarëve Kombëtares që do të përballen në dy ndeshjet e para eliminitatore të Kampionatit Europian 2008 me Bullgarinë (2 shtator) dhe Shqipërinë (6 shtator). Ne kete liste,sipas rumaniansoccer.com jane vetem lojtaret qe luajne ne kampionatet e huaja dhe jo ne ate rumun, te cilet do te behen te ditur me vone.
Në grupin e lojtarëve bën pjesë edhe George Ogaruru i Ajaksit të Amsterdamit, që Piturka nuk e grumbulloi në ndeshjen miqësore kundër Qipros, të fituar 2-0 me golat e Dika dhe Mutu.
Grumbullimi i lojtarëve rumunë do të bëhet më datë 28 gusht
Ja dhe lojtarët e thirur:
Portier: Bogdan Lobonţ (Fiorentina);
Mbrojtës: Cosmin Contra (Getafe CF), Gabriel Tamaş (Celta Vigo), Cristian Chivu (AS Roma), Adrian Iencsi (Spartak Moscova), Razvan Raţ (Shahtior Doneţk), Pompiliu Stoica (FC Moscova);
Mesfushorë: Paul Codrea (US Palermo), Razvan Cocic (Sheriff Tiraspol), Florentin Petre (CSKA Sofia), Florin Soava (Krîlia Sovetov Samara), Laurenţiu Rosu (Recreativo Huelva)
Sulmuesë: Adrian Mutu (Fiorentina), Ciprian Marica (Shahtior Doneţk) Daniel Niculae (AJ Auxerre).
UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Rumanisë, që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", me 6 shtator 2006. Kjo është ndeshja e dytë në grupin G të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008.Gjyqtarët janë portegezë dhe kryesohen nga Olegario Manuel Faustono Benquerenca, ndërsa ndihmës do të jenë Jose Carlos Neves Ramalho dhe Joao Ferreira Santos. Gjyqtari i katërt është po një portugez: Paulo Cesario Barbosa Perreira.
Aurel Vrenozi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›