E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udineze i rikthehet sulmit për Bogdanin

Udineze iu rikthye sërish sulmit për të bërë të vetin sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani që aktivizohet me Sienën. Iakuinta mund të largohet nga Udineze, shkruan tiscali.it, dhe shqiptari i këkuar edhe më parë plotëson të gjitha kushtet për t'i shërbyer plotësisht skuadrës italiane të Serisë A.
Udineze pak kohë më parë ra dakort me Sienën, për blerjen e Bogdanit në një cmim prej 3.5 milionë euro. Klubi i Udinezes i ofron lojtarit 29-vjecar një kontratë katërvjecare dhe një pagesë prej 500 mijë eurosh në vit, por sulmuesi potent i Sienës dhe Kombëtares shqiptare kërkon një kontratë trevjecare.Bogdani kishte kërkuar në fillim të tratativave 850 mijë euro në sezon dhe tashmë është kufizuar në 750 mijë euro, duke i bërë edhe rezistencë ofertës të bërë nga klubi friulan, që solli dhe prishjen e marrëveshjes paraprake.
Vlera e Bogdanit, e fiksuar së fundi nga presidenti i Sienës, është 6 milionë euro, por bardhezinjtë mund ta shesin kartonin e tij edhe për 5 milionë euro.
Për Bogdanin vazhdon të jetë e interesuar edhe Torino, që e sheh si alternativë më të mirë se Kristiano Lukareli.
Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›