E Diel, 1 Nëntor 2026

Demtohet Toni Parker, nuk do te luaj ne Boterorin e Japonise

Organizatori i Frances dhe lojtari me i famshem i ekipit, Toni Parker
nuk do te luaj ne boterorin Japoni 2006 pasi ka thyer gishtin. Parker demtoi gishtin ne ndeshjen e fundit miqesore te Frances kunder Brazilit te enjten. Ne fillim u tha se ai do te mungonte vetem ne ndeshjen e pare kunder Argjentines por sot trajneri Claude Bergeaud deklaroi se Parker nuk do te luaj fare."Toni donte ta provonte qe te luante dhe me gishtin e demtuar por nuk besoj se ia vlen te rrezikojme." that i deshperuar Bergeaud. "Ai nuk do lozi ne kete kampionat dhe do te kthehet ne San Antonio per tu rikuperuar nga demtimi."
Mungesa e Paker e veshtireson shume punen e francezeve dhe gjithashtu
ndryshon dinamiken e skuadres pasi tani organizimi i lojes do ti
besohet Aymeric Jeanneau qe ishte zevendesuesi i tij. Gjithashtu francezet arriten te shtonin ne skuader Mamotou Diarra pas largimit te Parker, pasi afati i 24 oreve para fillimit te kampionatit nuk kishte skaduar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›