E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verderi luan “tenis”, Volfsburgu humb në shtëpi

Me 5 gola të shënuar në harkun e 27 minutave, Verder Bremen arriti të triumfojë 6-0 ndaj Fraiburgut në një leksion të vërtetë futbolli sulmues. Hulgo Almeida dy herë, Marin, Ozil, Naldo dhe Rozenberg, kanë vulosuar fitoren spektakolare të Verderit në këtë takim. Ndërkohë, në ndeshjet e djeshme ra në sy disfata në shtëpi e kampionëve të Volfsburgut, që këtë herë u mposhtën në shifrat 2-3 nga Nurembergu, një ekip i ardhur nga Bundesliga 2. Goli i Kluge në shtesë i dha fitoren skuadrës mike, ndërkohë që Volfsburgu ka humbur jo pak nga shkëlqimi i vjetshëm. Fitore 2-0 për Shalken në përballjen me Hanoverin, ndërsa Shtutgarti barazoi 1-1 me Hertën. Sfida mes Borusias dhe Maincit përfundoi 0-0, ndërsa Hofenhaimi fitoi 4-0 në Këln.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›