E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja vetëhelmohet pas vrasjes së bashkëshortit

LEZHË- Tragjedi familjare në Lezhë. Pas vrasjes rreth mesditës të një 42-vjecari në fshatin Marati të Lezhës, gruaja e tij nuk ka përballuar dot dhimbjen e humbjes se bashkëshortit dhe është vetëhelmuar disa orë pas vrasjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë kur viktima Gjon Përvathi u qëllua me armë zjarri teksa po ecte në rrugën e fshatit.

Mësohet se Gjon Përvathi ka qenë në burg për një konflikt pronësie me autorin dhe vetëm para pak ditësh ka lënë qelinë. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe është vënë në ndjekje të tij.
Para pak castesh gruaja e tij, Martine Përvathi nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë përpara syve të motrës së saj, në pamundësi ëpr të duruar dhimbjen e rëndë të vrasjes bashkëshortit. 
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›