Vdes japonezi Matsuda

Naoki Matsuda nuk ka arritur të mbijetojë. Ish përfaqësuesi japonez, i cili aktualisht luante për ekipin Matsumoto Yamaga, ka rezistuar vetëm pak orë pas infarktit që e pësoi në fushë, të martën, në kampionatin japonez.
Mbrojtësi japonez pësoi sulm në zemër derisa po ngrohej para lojës. 34 vjeçari kishte përfunduar në tokë dhe është transportuar menjëherë në spital, ku mjekët e bënë të pamundurën ta shpëtojnë.
Mirëpo, më vonë i është përkeqësuar gjendja dhe ish futbollisti i Yokohama F-Marinos nuk i është përgjigjur masazhit kardiak dhe tentimeve tjera.
Bashkëlojtarët dhe tifozët e kanë shprehur dhimbjen e madhe për shokun e tyre. Matsuda ka zhvilluar 40 ndeshje me Kombëtaren dhe ishte pjesë e Botërorit 2002.
Ai ka zhvilluar 385 ndeshje në kampionatin japonez – J League me ekipin Yokohama Marinos, nga viti 1995 deri më 2010.