E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnja, objektivi për superligën kushtëzohet nga përforcimet

Sipas trajnerit Ramadan Baballëku, nëse nuk forcohen mbrojtja dhe sulmi, skuadra nuk mund të shkojë larg

Nga Julian Kasapi

Skuadra lushjare, nën e drejtimin e trajnerit Baballëku dhe ndihmësve të tij, Hysko dhe Çuko, ka vijuar punën sipas programit pas ndeshjes miqësore me Besën në Roza Haxhiu. Lushnjarët fituan 3-2, por përsëri trajneri Baballëku ka pasur rezerva, që në fakt u janë adresuar lojtarëve të stolit.

Në pjesën e parë trajneri lushnjar hodhi në fushë formacionin më të mirë, nga i cili duhet të marrin eksperiencë më të rinjtë. Kjo pjesë u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të lushnjarëve, kurse në pjesën e dytë, kur në fushë ishin lojtarët e stolit, loja ndryshoi dhe kavajasit e ngushtuan rezultatin në 3-2.

Gjithsesi, ishte vetëm një miqësore. Verdhejeshilët do të qëndrojnë edhe këtë javë në Divjakë të grumbulluar, ndërkohë që stafi teknik ka parë nevojën për përforcime. Sipas trajnerit Baballëku, Lushnjës i duhen përforcime në mbrojtje dhe në sulm.

Stafi kërkon dublantë – Për stafin teknik të Lushnjës, nuk mund të ketë një skuadër premtuese për sezonin e ardhshëm, nëse nuk ka përforcime.

Formacioni kryesor është paraqitur mjaft mirë në miqësoren e fundit, duke bërë diferencën me kavajasit, por, sipas trajnerit Baballëku, duhen futbollistë, që mund të dublojnë pozicionet në skuadër, pasi gjatë kampionatit do të ketë raste dëmtimesh apo skualifikimesh.

Stafi teknik ka kërkuar përforcime në mbrojtje dhe në sulm dhe këto ditë presidenti i klubit, Fatos Tushe, ka nisur bisedat më futbollistë, të cilët mund të marrin këto pozicione.

Stërvitja - Lushnjarët kanë vijuar punën me dy seanca në ditë. Paradite ata kanë bërë seancën e rezistencën dhe në pjesën e dytë të ditës është punuar me topin.

Në fund të muajit Lushnja do të jetë e impenjuar në kampionat kundër skuadrave, që në merkaton e verës janë përforcuar shumë.

Megjithatë, mbetet për tu parë si do të shkojnë gjarët deri atëherë për të dhënë një gjykim më të saktë se deri ku mund të shkojë Lushnja e sezonit të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›