E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça-Fabregas, mbyllet çështja

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 17:16

‘Bisedimet më të gjata në histori të futbollit’. Kështu e definon e përditshmja angleze telenovelën ‘Fabregas’, e cila duket se do të marrë fund shumë shpejt.

Kjo e përditshme shkruan se Barcelona e ka bërë hapin vendimtar për ta transferuar Cesc Fabregasin nga Arsenali.

Klubi spanjoll deri tash ofronte 30 milionë euro për mesfushorin e ‘Topçinjve’, por më në fund e ka rritur atë në 40 milionë euro, një shumë kjo që e bind ekipin e Arsene Wenger ta shesë yllin e vet.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të arrijë në ditët e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›