E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altintop mund të shkojë në Galatasaray

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 16:14

Mund të zgjatë vetëm gjysmë viti aventura e Hamit Altintopit në Real Madrid. Mesfushori turk, i cili zbarkoi në Spanjë ‘gratis’ nga Bayern Munich, u lëndua në fazën përgatitore dhe iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik.

Ai nuk e përjashton mundësinë që ta lë klubin madrilen për të shkuar në Turqi, te Galatasaray.

“Do të kthehem për të ushtruar me Realin në shtator, po nuk e di se çka do të ndodhë nga tash deri në janar. Kam qenë gjithmonë lojtar i rëndësishëm, kudo që kam luajtur. Por, këtu në Madrid, për momentin nuk është kështu. Nuk e di se çka do të ndodhë në të ardhmen, por nuk e përjashtoj mundësinë që shumë shpejt të shkoj të luaj në Galatasaray”, deklaroi mesfushori turk.

Ai ka pasur një takim me trajnerin e ri të klubit turk, Fatih Terim, i cili duket se e ka bindur të kthehet në atdhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›