E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, "driblim" si francezi Benzema

Mund të mos bjerë në sy në fushë për teknikën, por Lorik Cana krahasohet me Karim Benzema, për ata që quhen "dribluesit" e merkatos. Talenti francez i rrëshqiti nga duart trajnerit Sër Aleks Ferguson, duke preferuar alternativën Real Madrid përpara Mançester Junajtid. Të njëjtën gjë duket se po bën edhe Cana me Bruno Labadianë, teknikun e Hamburgut, skuadrës që dukej në "pole" për 25-vjeçarin. Sipas "Daily Mail", pas deklaratave të Canës, Evertoni ka nisur ofensivën dhe është gati t‘ia rrëmbejë kuqeziun gjermanëve. Ky ndryshim drejtimi pritet të ndodhë jo vetëm prej marrëdhënieve të mira që anglezët kanë me drejtuesit e klubit marsejezë, por edhe sepse oferta financiare është më e lartë. Ndërkohë, spanjollja "Marca" theksonte se me shitjen e Ksabi Alonsos te Reali, Liverpuli do të afronte pikërisht Canën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›