Frenk Riberi, dëmtimi strategjik?
Telenovela "Riberi" ka mbërritur tek episodi i katërt. Gjithçka kishte filluar më 1 korrik, kur francezi kishte ndërprerë stërvitjen për shkak të disa plagëve të shkaktuara nga këpucët, që ishin dukshëm shumë të ngushta. Pasi i kaloi dhimbjet në këmbë, filluan problemet me tendinën e Akilit: dhe tashmë dihet se kur në mes është pika e dobët e heroit të madh grek, rikuperimi është i vështirët, të paktën për disa kohë. Pas shërimit të saj, pikërisht dje dolën në pah dhimbjet në gju. Menjëherë pas kësaj, shtypi gjerman nuk ka duruar shumë dhe ka vërsulur kritikat në drejtim të talentit francez. Sipas tyre, ai nuk ka asnjë problem fizik, por me këto dëmtime të trilluara dëshiron t‘i imponohet klubit që të largohet për te Reali. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga dy miqësoret e deritanishme. Edhe pse ai është në kontratë me bavarezët, Reali i Madridit nuk heq dora nga ai.