Cana, futbollisti më i mirë i Marsejës

Lajm i mirë vjen nga faqja e ultrasve olimpikas lephoceen.fr. Lorik Cana, i cili kontribuoi në 22 fitore të ekipit të tij (shënoi 2 gola) është zgjedhur sërish lojtari më i mirë i sezonit për formacionin e Olimpikut të Marsejës në turin e dytë.
Shqiptari, shkruan siti francez, arriti një fitore të pastër me 59% të votuesve kundrejt 41% të Samir Nasri. Duhet thënë se Loriku zhvilloi një sezon të shkëlqyer, me një paraqitje konstante në të gjitha ndeshjet duke fituar një status të ri të liderit në fushë.
"Shumë herë shqiptari e morri ekipin në krahë, sidomos kur lojtarët e tjerë olimpikas ishin në vështirësi. Ishin këto momente ku Cana nuk lësopi asnjëherë duke treguar më shumë se karakter", jep disa argumenta siti i njohur sportiv.
Fizikisht impresionues, Cana është një nga rikuperuesit më të mirë në kampionatin francez, madje i zgjedhur për herë të parë dhe në formacionin ideal "Top-11" të Ligës së Parë franceze.
"Luftëtari", sic thirret ai në median sportive transalpine, konsiderohet si një një element i domosdoshëm i Olimpikut të Marsejës. "Në të gjitha rastet, ai është një lojtar që jep gjithcka për Olimpikun e Marsejës, dhe ne na duhet ta falënderojmë me gjithë zëmër"- shkruan lephoceen.fr.
Sondazhi
Lorik Cana 59.4%
Samir Nasri 40.6%
Burimi i Lajmit