Rudi Vata: “Ja si po e menaxhoj transfertën e bujshme 5 milione euro”

"Geri O'Konor është një nga lojtarët skocezë më në formë, me me personalitet dhe më i përmendur në median skoceze dhe, unë mendoj se nuk është pak që një shqiptar të jetë menaxheri i tij", tha menaxheri shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata në linjë telefonike për Albania-sport.com.
Geri O'Conor bëri një paraqitje të shkëlqyer me Skocinë duke tërhequr vemendjen e shumë klubeve të Premiership në Angli.
"Geri është i ri dhe mund të bëhet një lojtar vazhdimisht edhe me i mirë. Ne jemi në kontakte, por jo cdo gjë mund të përfundojë brenda ditës. Ajo që është më e rendësishme është fakti se jemi në rrugë të mbarë", thotë Rudi Vata, një ish-lojtar i Sëlltikut.
Sulmuesi 24-vjecar O' Konor u transferua në muajin shkurt nga Hibernian (Skoci) te Lokomotiva e Moskës (Rusi) për një shumë prej 2.4 milionë euro, por familja e lojtarit të ri dështoi në pëpjekjet e saj për tu vendosur në Rusi.
"Unë kam qenë ai që e kam cuar atë në Moskë, por nuk është se kam qenë menaxheri i tij ekskluziv në atë kohë. Gjithsesi tani unë jam agjenti i tij. Kam folur shpesh me presidentin e Lokomotivës së Moskës, Juri Semin gjatë kësaj jave. Fillimisht ai vendosi shumën e shitjes 12 milionë euro, por më pas shuma u ul në 5 milionë euro".
Por, agjenti i tij ka frikë se shuma e majme prej 5 milionë euro e vendosur nga Lokomotica e Moskës mund t'i kushtëzojnë endrrën e për t'u rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Profili i lojtarit u rrit në javët e fundit.
"Geri bëri gol në ndeshjen e Kupës së Rusisë në ndeshjen FK Moska-Lokomotiva, ku i realizoi golin e vetëm të takimit (minuta 103). shënoi në ndeshjen miqësore të Skocisë me Austrinë, ku shënoi golin e vetëm dhe u vlerat e tij para trajnerit Mekleish u përforcuan kur ai shënoi sërish një gol tjetër në fitoren thelbësore me Ishujt Faroe (2-0). O'Konor është i lidhur me interesimin e Fulham, Portsmuth, Everton, Midëllsbrou, Sandërlend dhe Derbi në Angli dhe për të interesim kanë shfaqur edhe klube nga Franca, Gjermania dhe Italia.
Rudi shton për Albania-sport.com se edhe Italia është një tjetër destinacion i rëndësishëm për lojtarin e tij. "Xhenoa dhe Napoli janë pista të mundshme. Unë kam qenë në Itali për të biseduar me drejtuesit e merkatos të këtyre klubeve, por nuk përjashtoj kurrsesi interesimin gjithnjë në rritje edhe dy klubeve franceze, pse jo dhe në Gjermani. Gjithsesi cmimi i vendosur nga Lokomotiva e Moskës na detyron të gjejmë edhe skuadrat që janë të gatshme të paguajnë atë. Negociatat vazhdojnë dhe unë besojs se do ta mbyllim me sukses tratativat".
Megjithatë, agjenti i tij Rudi Vata tha për Albania-sport.com se edhe në në shtypin skocez pranoi se cmimi i vendosur do të thotë se deri tani nuk është hedhur asnjë firmë në letër.
"Njerëzit na kanë kontaktuar dhe ne jemi në fazën e bisedimeve, por nuk ka asgjë konkrete për momentin", - thotë përfaqësuesi i O'Konor, Rudi Vata. "Ka patur kërkesa dhe ne u kemi dhënë të gjitha klubeve informacionin që ata dëshironin. Shumë klube mund të dëshirojnë të kenë në grupin e tyre Geri Okonorin, por cështja tashmë ka mbetur në shpenzimet e transferimit. Shumë klube nuk mund ta paguajnë atë", thotë Rudi Vata, i cili shton se lojtari dëshiron të luajë në Premieriship.
"Kjo është e sigurt. Është liga më e mirë e futbollit në botë dhe mund të jetë një eksperiencë fantastike për Gerin. Unë jam i bindur se nëse ai do të ketë shanse të shkojë, ai do ta bëjë këtë". Rudi jep dhe detaje të tjera. "Gerit i mungon shumë familja. E fejuara e tij nuk u vendos dot në Rusi dhe mbi të gjitha ajo është shtatzanë me fëmijën e dytë kështu që ajo shpenzon shumë kohë në Skoci. Geri është një lojtar i Lokomotivës së Moskës dhe e di se duhet të punojë fort cdo ditë në mënyrë profesionale dhe të japë gjithcka deri në ditën e fundit kur do të largohet. Ndoshta në fund të javës ne mund të kemi disa lajme konrete".
Gjithsesi, Vata pranoi se shumë menaxherë klubesh janë me pushime dhe kjo e vështirëson punën.